“Fajin e ka shoqëria, mos besoni këdo”, Stresi rrëfen të vërtetën e vrasjes së 27-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak ditë më parë, pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema (të njohurit të shumë VIP-ave) në rrugën “5 Maji”. Ai i qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema, i cili u shpreh se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 23:00. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha.

Autori u vetëdorëzua në polici, ndërsa në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave të policisë me avokatin dhe familjarët e tij. Mes lotësh, Dema është shprehur në polici se nuk donte që ta vriste shokun dhe se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

Mirëpo, reperi i njohur Stresi ka kërkuar për mediat që të mos besojnë këdo, duke cilësuar fajtorë shokët që e vranë teksa vonoheshin për ta dërguar në spital. Për më tepër, ai shprehet se ata e dërguan në spitalin e gabuar.

Postimi i Stresit:

“I bëj thirrje të gjithe mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentslisht. Po, është e vertetë por fajin s’e ka shteti, por shoqeria që e lanë 30 min pa e çuar në spital … sepse mblodhën gëzhojën pse u gjet pistoleta e hedhur. Ndërkohe që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- janë fjalët e Stresit.

Lexo edhe :  Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Të fundit

Gazbardhët, zorra që duhet lënë jashtë Kuvendit!

Nga Edi Rama Ky mesazh, është në radhë të parë një detyrim, ndaj të gjithë atyre që më kanë mbështetur...

Iran, manovra ushtarake mes tensioneve me Izraelin

Irani zhvilloi të shtunën manovra ushtarake që simulojnë mbrojtjen ajrore, njoftoi media shtetërore, ndërsa Teherani përgatitet për fërkime të mëtejshme me Izraelin, vend të...

Balla, thirrje shqiptarëve nga televizioni italian që të regjistrohen për këto zgjedhje.

Balla për Telebari: Shqipëria, oferta të mëdha turistike për italianët. Këtë verë shpresojmë të mos vijnë vetëm me traget, por me avion Bari-Vlorë Drejtuesi Politik...

Vdekja tragjike e një studenti, shpërthejnë protestat e dhunshme në Kinë

Protestat e dhunshme kanë shpërthyer në Kinë pasi vdekja e një djali adoleshent shkaktoi akuza për mbulim nga autoritetet. Në videot e verifikuara nga CNN, dhjetëra...

Orë kritike për Kryepeshkopit Anastas, Këshilli Ndërfetar lutje për shëndetin e tij

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ecurinë shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh...

Lajme të tjera

Web TV