Debati i gazetarit me zv/ministrin: Anti-KÇK, lodër në duart e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Qeveria me paketën Anti-KÇK po i jep policisë një lodër të rrezikshme në dorë”, Kështu u shpreh gazetari Trashgim Sokolaj në studion e lajmeve në Ora News. Përballë zv/ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, Sokolaj ngriti dhe pyetjen se çfarë do të ndodhë me prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar?

Në përgjigjen e tij zv/ministri kundërshtoi që kjo paketë i jep kompetenca të shtuara policisë.

Ky prokuror i SPAK sot, me ligjet që janë nuk i jep llogari prokurorit të përgjithshëm. Prokurori i përgjithshëm është larguar nga mundësia për të ndërhyrë në hetim.

Në kornizën ligjore të mëparshme, prokurori i përgjithshëm kishte të drejtë të shfuqizonte vendimin e prokurorit më të ulët. Ju jeni duke i dhënë në dorë policisë një lodër që është e rrezikshme dhe ajo nuk ka nevojë për këtë gjë.

Policia e ka bazën ligjore shumë të mirë, bashkëpunimin me prokurorinë mjafton që të jetë dhe vullneti i përbashkët. Sepse prokurorët thonë se nuk kemi një referim nga policia.

Kjo është ankesa e tyre.  Po me prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar çfarë do ndodhë?”, tha Sokolaj.

Pas kësaj zv/ministri Lamallari u shpreh se: “Nëse ne mendojmë se institucionet e këtij vendi janë të ndara për hesap të vet, kjo nuk ka të bëjë fare me një shtet serioz.

Koordinimi dhe bashkëpunimi për qëllime të përbashkëta, është si në interesin e prokurorisë, policisë dhe gjykatës dhe qytetarit.

Ky komitet ka rol programativ, koordinon politikën, shikon se si janë zbatuar këto masa shikon nevojën që kanë për mbështetjen buxhetore për të bërë të mundur sa më mirë zbatimin e këtij akti normativ”.

Të fundit

Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s’e kupton derisa…

Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër. Edhe 8 vite më parë, ai për pak...

Deklarata shokuese e ish-mjekut të Shtëpisë së Bardhë: Joe Biden nuk i mbetet shumë kohë

Një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, Ronny Jackson, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka folur mbi sëmundjen e...

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale, duke çuar në arrestime dhe...

Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ktheu përgjigje Partisë Demokratike për kërkesën e saj në lidhje me votat e diasporës, më konkretisht zarfet...

Disfata në zgjedhje, Maliqi thirrje opozitës: Koha për reflektim

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV