Roma mundi dje me shifrat 2-0 Lacion. Bardheklatrit patën mundësinë për të kaluar të parët në avantazh, por anësori do të ndalte festën e Muriqit.
Goli i sulmuesit shqiptar anulohet për pozicion jashtë loje në minutën e 31-të të takimit, çka do të trazonte situatën në pankinë.
Juan Jesus provokon skuadrën e Lacios me gjestet e tij që nga stoli ku ndodhej së bashku me shokët e tij të skuadrës.
Këtë nuk e ka toleruar Igli Tare, që sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, ka shkuar në pankinën kundërshtare ku është sqaruar nga afër me mbrojtësin e Romës. Më pas drejtori sportiv shqiptar është kthyer në vendi ne tij pranë Lotitos, të cilit i ka shpjeguar dhe situatën e ndodhur.