Gazetari Artan Hoxha ka treguar pamjet e sekuestrimit të 400 kg kokainë në Kosovë. Hoxha në një postim në rrjetet sociale shkruan se: Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili”.
Kujtojmë se mesditën e sotme është sekuestruar një sasi rekord kokaine në Kosovë. Policia ka kapur rreth 400 kg kokainë, pas një super-aksioni të kryer në bashkëpunim mes forcave policore italiane, shqiptare e kosovare.
Postimi i plotë i Gazetarit
Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili. Nderkohe oficeret e njesise speciale te policise se Kosoves dhe oficeret e antidroges nga Tirana jane ende duke punuar për te peshuar dhe saktesuar sa eshte sasia e sekuestruar e kokaines… Kjo linja e “re” nga Brazili, diçka me kujton!!! Në fakt nuk me duket aq e “re” sa thone…