Taulant Balla jep shembuj si luftohet korrupsioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka folur rreth ligjit ‘Anti-KÇK’ në mbledhjen e sotshme të Këshillit të Integrimit. Balla ka vënë theksin te rëndësia që ka gjyqësori pasi është organi themelor me të cilin mund të luftohet korrupsioni në qeveri demokratike.

Ai ka theksuar se thelbi i kësaj nisme anti-korrupsioni është konfiskimi i pasurive të padeklaruara dhe vetëm kjo gjë do të frenojë paratë e krimit. Ai ka akuzuar opozitën se thirrjet e vazhdueshme kundër shtetit kanë sjellë bojkotimin e institucioneve.

“Beteja jonë kundër korrupsionit vazhdon. Dje ishte presidenti i PE në Tiranë, David Sassoli, ku u fol për Bashkimin Europian. Korrupsioni në shoqëritë demokratike se lufton dot askush më shumë se gjyqësori. Për shkak të kësaj rëndësie, reforma në drejtësi është mbështetur që në hapat e saj të parë nga shumica jonë e qeverisë. Nuk ka pasur asnjë dyshim që maxhoranca qeverisëse e drejtuar nga Edi Rama ka ekuivokë apo tërheqje për të çuar para reformën në drejtësi. Dua të nënvizoj se hapat e ndërmarra për të luftuar korrupsionin, kanë qenë të vazhdueshme. Ne si qeverisje e majtë mund të kritikohemi për shumë gjera, por jo që nuk luftuam korrupsionin. Rekomandimi i fundit i lënë në 2019-ën ishte që përpjekjet duhet të vazhdojnë për luftimin, konfiskimin e pasurive të vëna përmes përfshirjes në organizata kriminale. Ne atë po bëjmë në këto ditë të para të këtij viti. Opozita është kundër kësaj strategjie, kundër KÇK. Korrupsioni shpesh ushqehet nga paratë e krimit dhe konfiskimi i pasurive të tilla do të shërbejë në frenimin e tij. Korrupsioni duhet të luftohet nga të gjithë. Kur bie fjala për çuarjen para të reformës në drejtësi, opozita parlamentare e ka mbështetur dhe vijon ta mbështesë. Thirrjet e vazhdueshme kundër shëtit, lëvizja e përgjithshme anti-shtet, e kanë zanafillën që më bojkotimin e institucioneve. Ligji mbi financimin e partive politike është vullnet i maxhorancës. I bëj thirrje çdo qytetari të bëjë denoncime dhe në SPAK.”- tha Balla./Fjala.al

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV