Akuzat e Agron Tufës/Pushohet çështja ndaj Brahos dhe Tarifës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata penale e Tiranës ka pushuar çështjen e Agron Tufës ndaj Spartak Brahos, Sabit Brokajt, Fatos Tarifës, Shaqir Vikajt dhe një gazete të përditshme shqiptare, të cilët Tufa i kishte akuzuar për fyerje dhe shpifje.

Çështja u pushua nga gjykata pasi shkrimtari Agron Tufa përmes avokatit të tij Shpëtim Cakrani nuk u paraqitën në gjykatë. Për këtë arsye, gjykata vendosi që pala nuk ka interes dhe e mbylli çështjen.

Shkrimtari dhe ish-drejtuesi i Institutit për Krimet e Komunizmit Agron Tufa u largua nga Shqipëria duke kërkuar azil në Zvicër pasi u kërcënua me jetë për shkak të detyrës që mbante.

Ai paraqiti dorëheqjen nga Zvicra, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Të fundit

Zi në familjen e Albana Vokshit, deputetja e PD humb njeriun e zemrës

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë një lajm të trishtë këtë të martë, se një anëtare e familjes ka...

“Defender Europe 25”/ Forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Më 25 maj Shqipëria do të mirëpresë njërën nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe në Evropë, të njohur si “Defender Europe 25”. Kështu ka...

Krizë në Ryanair në Spanjë, kompania u kërkon stjuardesave të kthejnë rritjen e pagës

Ryanair ka kërkuar që disa stjuardesa në Spanjë të kthejnë rritjet e pagave që morën mes tetorit dhe marsit, pas një vendimi gjyqësor që...

“Putin vazhdon të luajë me kohën”, çfarë ka paketa e re e sanksioneve të BE?

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 17-të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e 17-të e masave ndëshkuese përfshin, ndër të tjera, një shtrëngim të mëtejshëm...

Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat…

Zgjedhjet e 11 majit na shfaqën një paradoks në politikën e vendit tonë. Partia Socialiste, pas 12 vitesh në pushtet, rinovoi 64% të partisë me...

Lajme të tjera

Web TV