“Gërdeci” Mediu: Kam bërë detyrën time, do të jem i pranishëm në çdo seancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës së sotme në GJKKO për Gërdecin.

Ky demontim ishte çështje sigurisë, detyrim ligjor, çështje sigurie për Shqipërinë. Ka qenë një kërkesë sipas procedurave. Sesi është përzgjedhur vendi i demontimit, strukturat që kanë detyrimin ligjor përcaktojnë vlerësimin. Çdo urdhër ministri obligon me raportime përkatëse, përndryshe nuk kemi të bëjmë me strukturë të posaçme. Nuk kam bërë as më shumë as më pak, veçse detyrën time. Meqenëse është ngritur akuza që ministri ka krijuar dëm ekonomik, e para nuk ka ministri që thotë kush e paguan transportin.. .Këto kanë dalë nga stafet që përgatisin urdhrat. Në ministrinë e Mbrojtjes është bërë nga Forcat e Armatosura. Do të jem në çdo seancë të Gërdecit në të njëjtën mënyrë siç kam qenë. Ka një raport mujor të policisë ushtarake që i drejtohet edhe shefit të shtabit edhe ministri të Mbrojtjes. Në raportin për muajin maj është adresuar edhe me punimet e paligjshme në Gërdecin. Kompania kishte bërë shkelje, detyra e ministrit është të vlerësojë këtë shqetësim dhe ta adresojë. Unë nuk kam dijeni që ka pasur veprime mbrapa. Nuk ka një akt që unë ta kem neglizhuar dhe të mos e kem raportuar”-tha ndër të tjera ish ministri i mbrojtjes./O.S

Të fundit

Turi patriotik i Ramës dhe urgjenca e afrimit të shqiptarëve drejt vendit të tyre

Nga Skënder Minxhozi Pas Athinës, Milano. Siç e kishte njoftuar prej javësh Edi Rama vijon turin e tij të mirëstudiuar...

Pr/rezoluta antikorrupsion, Pirdeni: Mundësi për të thelluar shtetbërjen demokratike 

Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ka deklaruar nga foltorja e Parlamentit se projekt rezoluta për antikorrupsionin është një mundësi me rëndësi...

Programi i PD-së/ Basha: Çdo shqiptar do të jetojë me dinjitet në vendin e tij

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale shprehet se programi qeverisës i PD është drejt fundit. Sipas tij, ky program do...

Ja çfarë tregojnë shifrat/ Shtohet trendi i banesave të blera me kredi

Trendi i blerjes së pronave në Shqipëri, në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, ishte përmes kredisë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë,...

Cili është problemi më i madh i ekonomisë shqiptare?

“Monitor” ka zhvilluar një vrojtim, me një panel ekonomistësh, për të vlerësuar perceptimet e tyre mbi gjendjen që po kalon ekonomia shqiptare dhe parashikimet...

Lajme të tjera

Web TV