Zbulohet arsyeja pse oficerja e OFL-së doli sot me syze dhe kapele

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalja në një konferencë të jashtëzakonshme e oficeres së OFL-së me syze dhe kapele bëri shumë ‘zhurmë’ në rrjetet sociale.

Shumica e komentuesve u shprehën me nota negative për këtë gjest. Por, edhe për këtë veshje të “pazakontë” ka një bazë ligjore.

Gazeta Fjala foli me një nga ekspertët e sigurisë në Policinë e Shteti i cili sqaroi mirë situatën.

“Oficerja e policisë që doli në konferencë për median është pjesë e strukturës së ‘Operacionit Forca e Ligjit’ ose si njihet me shkurtim “OFL”.

Fshehja e identitetit duke mbuluar fytyrën është një normë ligjore e përcaktuar me ligj për të gjithë agjentët e policisë që janë të angazhuar në operacione speciale me rrezikshmëri të lartë.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe agjentët e “SHISH” apo të “SHIU-t” kur bëhet fjalë për operacione të rëndësisë së veçantë me rrezikshmëri të lartë,” sqaroi eksperti i sigurisë në Policinë e Shteti.

Pavarësisht bazës ligjore, në faqen e Policisë së Shtetit në “Facebook” shohim komente nga më të ndryshmet për maskimin e agjentes.

Hiqi syzet per Respekt se perfaqson ligjin . Policiaaaa”, shkruan një qytetar.

“Prandaj nuk paska funksionuar ligji deri me sot,se ju paskan munguar syzet”

Vetem ju Po ju shoh me syze ne konference per media”, shkruajnë të tjetër. /Fjala.al

Të fundit

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

“Me 1 mandat s’futem në parlament!” Lapaj ka dy arsye për të ndryshuar mendje

"Më dëgjo mua! Nëse ndodh që ne si koalicion marrim vetëm 1 mandat, unë, Adriatik Lapaj, nuk do të jem ai që do ta...

Shqiptarët, të dytët më të refuzuar në kufijtë e BE! Pas nesh renditen moldavët

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në...

Lajme të tjera

Web TV