Dhuna policore e 1996 mbi socialistët/ Gonxhe: Unë përfundova me brinjë të thyer, një gazetare e varrosën për së gjalli…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 26 Majit të vitit 1996 janë shembulli se si nuk duhet të bëhen zgjedhje. Ato do të kujtohen jo thjesht si “kalendar” zgjedhor, por si krim shtetëror ndaj votës së lirë të shqiptarëve. Gjithashtu do të kujtohet edhe për dhunën që policia ka ushtruar ndaj socialistëve dhe jo vetëm.

Kjo datë është kujtuar sot nga drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, teksa ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” në Top News. Ai u shpreh se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i asaj ngjarje që kur e kujton të ngjall ndjesi shumë të keqe.

“Atëherë ishte jo vetëm rreziku për jetën që disa nga ne përjetuan, historitë kanë qenë rrëqethëse në kuptimin e dhunës por edhe mungesë totale të vetëpërmbajtjes së SHIK-ut të asaj periudhe. Gjithashtu edhe nga disa rrugeçër që ishin afruar PD-së të asaj kohe dhe grupit më të afërt të Sali Berishës. Jam i emocionuar, por koha na ka dhënë të drejtë. Ka qenë një përballje me një botëkuptim, me një kulturë tmerrësisht të gabuar që këta persona që morën frymëzim dhe e kthyen si një parti shtet karshi shumë djemve e vajzave, që nuk kanë qenë të interesuar nga politika”, tha Gonxhe.

Ky i fundit shton se paradoksi është se “prapë jam fatlum, se po të kapte makina e policisë që mund të çonte në Lezhë, apo te liqeni si  një gazetare e varrosën përsë gjalli deri në mesin e trupit, për ta torturuar se mund ta vrasin. Ajo tani  është me siguri me trauma psikike. Dhuna e policisë dhe forcat e rendit nuk përmbaheshin. Njerëz që nuk dinin se çfarë bënin, e fati ishte se çfarë makine të vinte të merrte. Unë përfundova me një brinjë të thyer, me më pak pasoja se të tjerët. Ata thoshin se tërhoqëm zvarrë ca komunistë, por nuk ishte e drejtë që të bëhej ndaj askujt kjo gjë. Nuk organizonim dot asnjë takim elektoral. Ai person që sot është non grata nga SHBA, sfidoi gjithë vendin, idealet tona dhe prishtmëritë që kishim për PD-në. Ai mishëron këtë ngjarje, Berisha”, tha Gonxhe.

Lexo edhe :  Hiqet tumori përmes…vetullës/ QSUT, kryhet ndërhyrja e rrallë

Ai është gjithashtu dekoruar nga Berisha si “Pishtari i Demokracisë”. Por këtë dekoratë Gonxhe e ka kthyer mbrapsht me postë në presidencë në shenjë proteste.

Të fundit

Fondi social/ Kategoritë e përfshira në program

Rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë...

Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Nga Ylli Pata Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani...

“I jam mirënjohëse”, Egli flet për ndarjen nga Olsi Bylyku

Egli Tako ka folur sërish për marrëdhënien e saj 5-vjeçare me aktorin e humorit, Olsi Bylyku, lidhje e cila mori fund. Banorja e Big...

“Rroga minimale 500 euro”, Berisha hap thesin: Kur të shkoni në dyqan…

Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, nëse fiton zgjedhjet e 11 majit. Deklarata u bë nga...

Cilat shenja të zodiakut kanë instinktin e detektivit?

Në astrologji, çdo shenjë e zodiakut lidhet me karakteristika dhe aftësi të caktuara. Kur bëhet fjalë për shenjat më intuitive të zodiakut, Akrepi, Binjakët, Virgjëresha dhe Peshorja shpesh...

Lajme të tjera

Web TV