Kupa e Europa League do të dërgohet në një turne në qytete kryesore të kontinentit në fjalë para startimit të raundit të 32-të të këtij kompeticioni.
Në një postim në faqen zyrtare të UEFA Europa League në “Instagram” thuhet se gjatë këtij turneu do të mblidhen sa më shumë këpucë për të ndihmuar fëmijët që nuk kanë mundësi ekonomike që të kenë çfarë të veshin kur të luajnë.
Në këtë postim rikujtohet viti i kaluar, në të cilin u grumbulluan plot 1000 palë të tilla dhe u dhuruan për fëmijët që ndodheshin në kampin e refugjatëve në Zaatari të Jordanisë.
“Trofeu i Europa League do të dërgohet në një turne në kontinentin Evropian këtë pranverë. Mund ta shikoni kupën nga afër, të njihemi me legjendar dhe të dhuroni këpucë.
Qytetet në të cilat do të dërgohet ky trofe janë: Frankfurt në Gjermani, Barcelona në Spanjë, Gjeneva në Zvicër, Roma në Itali, Amstërdam në Holandë, Manchenster në Angli dhe Warsaw në Poloni.
Gjatë vitit 2019 fansa nga e gjithë Europa kanë dhuruar 1000 palë këpucë futbolli për kampin e refugjatëve Zaatari në Jordani. Tani ju mund ta bëni atë gjë sërish dhe të ndihmoni më shumë fëmijë që të kenë mundësi të luajnë këtë sport.
Turneu i trofeut të Europa League do të fillojë të premten më 7 shkurt në Frankfurt dhe do mbyllet në Warsaw më 16 maj, para finales në Gdansk. Mos harroni të sillni këpucët tuaja të vjetra!”-shkruhet në reagimin e UEFA Europa League./Fjala.al/ Katerina Tafa/