Laç, tender 3.16 milion lekë për të ruajtur spitalin jashtë funksioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është garuar për të ruajtur spitalin e Laçit i cili ka dalë jashtë funksioni që prej 26 nëntorit. Ndonëse nuk është në punë, drejtoria ka hapur një tender dhe nga fundi i Janarit ka shpallur edhe ofertuesin fitues që do të ruaj këtë objekt. Fituese është shpallur kompania “Nazeri 2000” e njohur si kompania që goditet nga bandat e armatosura ditën për diell, ku ka dorëzuar miliona Euro.

Spitali me shirit pas termetit

Referuar shkresës shpalljes mësohet se Drejtoria e Shërbimit Spitalor, Kurbin, ka njoftuar nëpërmjet një dokumenti që me datë 24 janar të këtij viti fituesin e tenderit për ruajtjen fizike të këtyre ambienteve.  Sipas dokumentit që tregon mbi këtë tenderim, shikohet se në garë kanë marrë pjesë dy operatorë, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Laçi. “Nazeri 2000” dhe “Guard&Rica” ishin dy kompanitë garuese dhe sipas të dhënave fituese është konkretisht kompania nga Tirana, kompania së cilës iu grabit shifra prej 10 milion eurosh në aeroportin e Rinasit, fituesi.

Vlera mësohet se është 3.16 milion lekë ndërkohë që në atë spital nuk qëndron askush për shkak se ka dalë jashtë funksioni pas tërmetit. Gazeta “Fjala” ka siguruar dokumentin me anë të të cilit është bërë edhe njoftimi i fitimit të tenderit dhe të shifrës ofertuese nga të dyja kompanitë. Në dokument nuk bëhet fjalë se përse është skualifikuar kompania “Guard&Rica” por mësohet se tashmë spitali është në duar të sigurta. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Sa shanse ka Edi Rama të heqë nga qarkullimi paranë ‘cash’?

Shkruar nga DW / Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që...

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

ANDI BUSHATI - Lapsi Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke...

Portieri i Kombëtares U-21 rikthehet në Greqi

Anxhelo Sina është zyrtarisht lojtar i PAS Janina. Klubi i kategorisë së dytë greke e ka huazuar portierin shqiptar nga Rio Ave, klubi portugez...

Lajme të tjera

Web TV