Plas sherri gjatë fluturimit, gruaja nis të shkelmojë e pështyjë pasagjerët e aeroplanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një episod i tejet i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një fluturim nga Ibiza në Spanjë për në Milano.

Në videot e qarkulluara në media, një grua shihet teksa debaton ashpër me pasagjerët, pas ankesave të tyre për mos mbajtjen e maskës dhe më pas nisi të gjuajë dhe të pështyjë.

Kjo pamje ka shqetësuar jo pak pasagjerët e tjerë, ndërsa linja e aeroplanit do ndërmarrë sanksione të ashpra ndaj gruas.

Në videot e shpërndara ajo përplaset edhe me stjuardesat. Në video gruaja shihet gjithashtu e rrethuar nga stjuardesa dhe pasagjerë që përpiqen ta qetësojnë atë. Ajo, megjithatë, reziston duke shkelmuar.

Ndërkohë që ditën e djeshme është bërë publik një situatë e ngjashme mes një pasagjereje dhe një stjuardese e cila ka përfunduar me 2 dhëmbë të thyer.

Stjuardesa u godit me grushte nga një pasagjere gjatë një fluturimi nga Sacramento për në San Diego më 23 maj.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të vendosjes së maskës, ndërsa kompania e fluturimit tha se konflikti nisi pasi pasagjerët nuk po ndiqnin udhëzimet standarde të uljes.

Të fundit

“Gunga e Bizonit”/ Lakimi i shpinës, Mjekët: Qëndrimi mbi telefon po na deformon!

Telefoni po na deformon pa e kuptuar.  Qëndrimi me kokën përkulur mbi të  për një kohë të gjatë ka...

Razzie Awards 2025: Lista e plotë e “fituesve” për filmat më të këqij në kinema

Ndërsa Hollywood-i përgatitet për ndarjen e Oscar-ve, këtë të premte u shpallën Çmimet Razzie, që nderojnë më të këqinjtë në kinematografi. Filmi ‘Madame Web’ u...

Targat e personalizuara/ Një emër apo datë identifikon makinën tënde

“Ndonëse të kushtueshme, shqiptarët po tregojnë se janë të apasionuar pas targave të personalizuara. Sipas të dhënave nga drejtoria e transportit rrugor, nga 1...

Hapet testamenti i kryepeshkopit Janullatos, zbulohet kujt ja lë pasurinë

Është hapur 40 ditë pas vdekjes testamenti që la para se të ndërronte jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Në testamentin e Janullatos thuhet se të gjitha...

Primaret e PD/ Dalin shifrat e pjesëmarrjes, ja sa demokratë votuan deri në orën 12.00

Procesi i Pimareve 2025 për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV