Banorët e qytetit Cacak në Serbinë qendrore u zgjuan në orët e para të mëngjesit nga një seri shpërthimesh, pasi një fabrikë që prodhonte tanke dhe altileri të rëndë u përfshi nga flakët.
Shpërthimet u dëgjuan fillimisht rreth orës 1.30 në fabrikën Sloboda dhe disa rezistentë në jug-perëndim të qytetit nisën të largohen menjëherë nga banesat e tyre.
“Dritaret po tunden”, shkruante një grua në Twitter, e cila e cilësonte ngjarjen si një katastrofë të paprecedentë humane dhe mjedisore.
30 punëtorë që ndodheshin brenda fabrikës në momentin e shpërthimit arritën të dalin në kohë, pa lëndime. Autoritetet evakuuan edhe një numër të konsiderueshëm banorësh në zonën përreth.
E ndërtuar në vitin 1948, fabrika Sloboda punëson më shumë se 2000 njerëz dhe është e specializuar për ndërtimin e tankeve dhe antiraketave.
Gjatë luftës së Kosovës, fabrika u shkatërrua nga bombardimet e NATO-s për tu rindërtuar sërish.
Sloboda Čačak trenutno pic.twitter.com/kqiiHOoyuc
— Стефан Печеничић (@StefanPecenicic) June 3, 2021