Dy mesazhe nga Blinken/ Shpalli Berishën “non grata”, uron Ramën për fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka uruar dje kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin. Mesazhi i qartë në një kohë të shkurtër i Blinken për vendin tonë dhe vëmendja e shtuar nga SHBA.

Nga Fernada Cenko

Ndërkohë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po vijon betejen në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, një tjetër mesazh vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gati një muaj pas fitores së mandatit të tretë nga Edi Rama kanë ardhur mesazhe urimi dhe që njohin rezultatin zgjedhor përtej Antalntikut. Sekretari Amerikan i Shtetit, pasi shpalli “non grata” ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, i ka dërguar urim për fitoren e mandatit të tretë Edi Ramës. Në mesazhin e  Blinken, teksa ka përgëzuar Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, thuhet se përmes këtyre zgjedhjeve Shqipëria ka demonstruar gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE.

Në mesazhin e tij Antony J. Blinken thotë se me Kryeministri Rama pritet të kenë bashkëpunime për forcuar demokracinë, tregëtinë dhe investimet. “I nderuar Z. Kryeministër: Urime për ju dhe partinë tuaj për suksesin tuaj elektoral. Unë gjithashtu dua të përgëzoj popullin e Shqipërisë që, me gjithë kufizimet e pandemisë COVID-19, ushtroi të drejtat e tyre themelore në zgjedhjet e 10-të kombëtare të vendit që nga rënia e komunizmit. Unë pres që të punoj me ju gjatë mandatit tuaj të tretë si Kryeministër për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi demokracinë dhe mbrojtjen, si dhe tregtinë dhe investimet”, tha Bllinken. Ai ka nënvizuar se SHBA do të mbështesë Shqipërinë sa i takon forcimit të shtetit dhe të së drejtës. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë dhe për të kryer reformën në drejtësi. Përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar më tej gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE”, tha eksoponenti i administratës së Presidentit Biden. Sipas tij, Shqipëria është një Aleate e fortë e NATO-s. “Ne ju përgëzojmë për përparimin tuaj drejt Betimit të Uellsit. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes dhe e vlerësojmë shumë Shqipërinë për pritjen e Defender 21. Ne përballemi me shumë kriza në të gjithë globin, dhe unë kam besim se së bashku mund të ngrihemi për të përmbushur këto sfida historike. Ne kemi një mundësi dhe një përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme paqësore të rrënjosur në liri dhe prosperitet për të gjithë”, thuhet në mesazhin e urimit të Antony J. Blinken. Qeveria Rama mori mandatin e tretë, duke hyrë në Parlament me 74 deputetë, kryesisht emra të rinj. Rama e ka quajtur marrjen e mandatit të tretë si një arritje ndaj qeverisjes së tij të tetë viteve, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialsite për integrim po “enden” rrugëve të institucioneve zgjdhore pë të ndryshuar rezultatin.

Lexo edhe :  Rama uron shqiptarët: Do ta ngjisim vendin në majë (VIDEO)

 

Blinken shpalli Berishën “non grata”

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shpallur më 19 Maj 2021 “non grata” ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën, sëbashku me familjen e tij duke i konsideruar si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Sipas Blinken, vendimi është marrë pasi SHBA mbetet e bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri. “Aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, është shprehur Blinken. Sipas numrit dy të Presidnecës Biden, Berisha ka shpërdoruar fondet publike. “Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, tha Blinker më 19 maj 2021.

 

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV