Ç’do ndodhe me titullin e Kate Middleton kur Princi William të bëhet Mbret ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjitja për në fronin mbretëror nënkupton edhe ndryshimin e titujve për anëtarët e familjes. Kjo vlen edhe për Kate Middleton, e cila nuk bën përjashtim nga ky rregull.

Kur u martua me Princin William 10 vjet më parë, Mbretëresha Elizabeth i dha asaj titujt Dukesha e Kembrixhit, Kontesha e Stratharn dhe Zonja Carricckfergus. Titujt e saj do të ndryshojnë kur Princi Charles të bëhet Mbret i Anglisë një ditë, pasi Princi William do bëhet Princi i ri i Uellsit, ndërsa ajo Princeshë.

Nëse titulli “Princesha e Uellsit” iu tingëllon i njohur, atë e mbante Princeshë Diana, nëna e princave William dhe Harry. Në fakt, ai iu kalua Dukeshës së Kornuollit, por ajo e refuzoi për hir të respektit ndaj Princeshës së ndjerë.

Tani, nëse diskutojmë për të ardhmen e largët se ç’do të ndodhë me titullin e Kate kur Princi William të bëhet Mbret, kjo hap çështje për diskutim. Ajo mund të quhet Mbretëresha Catherine, por më shumë gjasa ka të marrë titullin “Mbretëreshë shoqëruese”, që do të thotë partnere që vjen nga martesa e një monarku drejtues. Në rastin e një fatkeqësie, nëse Princi William do të vdiste përpara saj dhe Princit George ose kur ky i fundit të bëhet Mbret, ajo do të kishte mundësinë ta quante veten “nënë Mbretëreshë”.

Pra, e ardhmja mbretërore e Kate duket se vetëm do të zgjerohet.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV