Ish zv/ministrja Beqiraj: Rama lideri i fundit i tranzicionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave dhe njëherësh ish-drejtoreshë e Doganave në qeverinë Rama, ishte e ftuar në “Provokacija”.

Mes të tjerash, Beqiraj u ndal edhe njëherë te largimi i saj nga posti i zëvendës ministres në vitin 2017. Ajo u shpreh se vendimi i asaj kohe i befasoi të gjithë, por sipas saj më vonë kuptoi që kishte dështuar në të mësuarin e sjelljes politike dhe se nuk ishte akomoduar dot.

Ndërkohë, për Edi Raman si lider nuk kursen aspak kritikat. Sipas saj, në fillimi kishte pritshmëri të larta, por tashmë Rama do të jetë lideri i fundit i tranzicionit.

Jam dorëhequr në gusht të 2017-ës. Mund të biesh dakord të dorëhiqesh me shkarkim. Unë kam ikur në një mënyrë të papritur, nuk e kam diskutuar as me familjen.

Shumë nga miqtë që punonim bashkë janë ndjerë të çuditur edhe vetë e kisha të vështirë se çfarë ndodhi dhe pse e kisha marrë këtë vendim. E kisha një arsyetim pse e kisha marrë, më vonë lexova “Pushteti i të menduarit, pa menduar” dhe e kuptova që në vitet që unë punova në qeveri, që kam shërbyer si zv.ministre, si këshilltare e kryeministrit, si drejtoreshë e doganave mund të them që kam dështuar në të mësuarit të sjelljes politike në ato qarqe.

 Për këtë arsye nuk u akomdova dot. Unë kam patur pozicione politike, por më shumë isha me kapacitet teknik, megjithëse funksioni ishte edhe politik” tha Beqiraj.

Nga ana njerëzore unë kam një mendim tërësisht pozitiv për zotin Rama. Marrëdhënia jonë ka qenë e një respekti reciprok tërësisht profesionale. Si lider kam shumë vërejtje, për mënyrën se si drejtim. Si lider në të gjitha. Gjithmonë kam shpresuar, dhe kam menduar që Rama do të ishte lideri që do të hapte një epokë të re, por në rastin më të keq do të mbetet lideri i fundit i tranzicionit”, u shpreh ish zv/ministrja.

Të fundit

Alarm në Veri/ Rusia po ndërton bazë gjigante ushtarake pranë Finlandës

Rusia ka nisur të ndërtojë një kompleks të ri ushtarak pranë Finlandës, duke forcuar praninë e saj në Karelia...

Thirrja e Jafar Panahit: “Poshtë Regjimi! Jepini fund luftës Iran-Izrael”

Apel ndaj OKB-së: Ndaloni menjëherë sulmet ushtarake Regjisori disident iranian Jafar Panahi, i cili jeton në Teheran dhe sapo triumfoi në Festivalin e Filmit në...

Shorti i turit të dytë të Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët

Këtë të mërkurë u hodh shorti i turit të dytë të Conference League. Dinamo, ekip që tashmë siç dihet do nisë nga turi i dytë,...

Aktori turk zgjodhi Vlorën për pushime/ Njerëzit në radhë për foto!

Aktori turk, Burak Özçivit, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të të pushuar së bashku me bashkëshorten e tij.Kryetari i Bashkisë Ermal Dredha...

Në zgjedhjet e 2029-ës, para 2030-ës së famshme, “pilafi” nuk do të mbajë më ujë …

Eduard Zaloshnja Me sloganin “Shqipëria 2030”, PS-ja zhvilloi një fushatë që i prodhoi 83 mandate parlamentare (nga vetëm 74 që siguroi para katër vjetësh). Por...

Lajme të tjera

Web TV