Një 28-vjeçar me inicialet K.K., përfundoi në prangat e Policisë pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-të dashurës.
Po ashtu mësohet se shtetasi i kërkoi një shumë parash ish-të dashurës, si kusht që të vazhdonin lidhjen.
Njoftimi i plotë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish-të dashurës së tij, në mënyrë që të vazhdonin lidhjen.