Takimi virtual me FMN/ Denaj: Vit i rimëkëmbjes dhe vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mbajti sot takimin përmbyllës virtual me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Yan Sun.

Ky mision i cili nisi më 7 qershor dhe u përmbyll sot, kishte në fokus çështje të rëndësishme të financave publike dhe ekonomisë së vendit.

Ekipi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë diskutoi me Fondin Monetar Ndërkombëtar procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare.

“Ecuria tërësore e financave publike ka vijuar të qëndrojë brenda parashikimeve të bëra nga qeveria shqiptare për këtë vit, si një vit i rimëkëmbjes dhe vaksinimit”, theksoi Denaj, gjatë takimit.

Një vëmendje të veçantë në këtë takim mori diskutimi mbi zhvillimet makroekonomike dhe fiskale, financat publike, kryesisht mbi pritshmëritë fiskale, mbi realizimin e parametrave buxhetore të këtij viti dhe pritshmëritë për elementët kryesorë të buxhetit të periudhës afatmesme.

Pas tremujorit të fundit të vitit 2020, ku rritja ekonomike u rikthye në trendin pozitiv, gjatë vitit 2021 ekonomia vlerësohet të ketë ecur në linjë me parashikimet fillestare, me një rritje vjetore prej rreth 5.5 %. Statistikat e ekonomisë tregojnë për një trend të qartë, të fortë rritës të besimit dhe perceptimit të agjentëve ekonomikë për ecurinë e aktivitetit ekonomik si dhe pritshmëritë e tyre në të ardhmen e afërt. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ruan një parashikim të përafërt në rreth 5.3 % të rritjes.

Të dyja palët vlerësuan pozitivisht ecurinë e politikës fiskale dhe masat e ndërmarra në formë të qëndrueshme.

Një indikator tjetër, që sinjalizon një performancë të mirë të ekonomisë, është edhe ecuria e të ardhurave tatimore. Keto të ardhura gjatë 5-mujorit të parë të vitit kanë qenë rreth 20 % më shumë se sa një vit më parë, dhe madje dhe rreth 2.5 % mbi planin e periudhës. Edhe në periudhën afatmesme, qeveria shqiptare parashikon një rritje të qëndrueshme, në përputhje edhe me kuadrin makroekonomik dhe fiskal.

Lexo edhe :  Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Në të njëjtën kohë, tregtia me jashtë ka pasur rritje të fortë, duke qënë se eksportet e mallrave ashtu edhe importet kanë shënuar një rritje gjatë këtyre muajve. Përkatësisht eksportet janë rritur me rreth 35 %, ndërsa importet me rreth 30 % dhe rritja vihet re pak a shumë në të gjitha kategoritë kryesore të mallrave.

Diskutimet gjatë këtij takimi u fokusuan gjithashtu mbi disa nga prioritetet e qeverisjes si Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, Fiskalizimi, mbështetjen për sipërmarrjen në mënyrë strategjike dhe afatmesme, zbatimi i buxhetit të shtetit, përpjekjet për rritjen e aftësive monitoruese të risqeve fiskale dhe menaxhimin në rritje të garancive qeveritare në kuadër të mbështetjes për sektorin privat.

Qeveria shqiptare siaps Denaj, ka përmirësuar procedurat e rimbursimit të TVSH-së, ku edhe gjatë vitit të pandemisë janë rimbursuar rreth 16.5 miliardë lekë. Angazhimi i qeverisë është që procesi i rimbursimit të TVSH-së të jetë automatik prej vitit 2023.

 

Të fundit

Britania drejt së djathtës ekstreme? Farage dominon sondazhet

Keir Starmer sapo ka mbushur një vit në qeveri, por mbështetja për të po bie me ritme alarmante. Ndërkohë,...

Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

Nga ROLAND QAFOKU Ky është Urdhri mbi bazën e një dekreti special, të lëshuar nga Benito Musolini më 29 qershor 1941 për bashkimin me shtetin...

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë

Sali Berisha, i ftuar në televizionin e familjes së vet, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët e...

Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Eduard Zaloshnja Në mënyrë periodike, SPAK-u raporton statistika të çështjeve hetimore që ka filluar ose të çështjeve penale që ka paraqitur në gjykatë, ndërkohë që herë...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Në tesktet e fundit shkollore në Serbi janë shtuar ato për luftërat e viteve 1990. Por ajo është "përdorur në mënyrën më të gabuar...

Lajme të tjera

Web TV