Kupat/ Eliminohet Dortmund dhe Valencia, Liverpool në avancim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë e Liverpoolit sigurojnë kalimin e ekipit në fazën e 1/8 të FA Cup ku do të përballet me Chelsean.  Liverpool madje edhe pa Klopp në pankinë fitoi 1-0 ndeshjen e kthimit ndaj Shrewsbury Town falë një autogoli duke avancuar  më tej në FA Cup.

Në Kupën e Gjermanisë ka pasur surpriza në ndeshjet e para të fazës së 1/8 ku janë eliminuar Dortmundi dhe Lajpcig. Milot Rashica ka nxjerrë jashtë verdhezinjtë pasi Werder Bremen ka fituar 3-2 ndeshjen e luajtur mbrëmë dhe siguroi kalimin në fazën çerekfinale. Kosovari Rashica shënoi golin e tretë të takimit ndërsa norvegjezi Haaland realizoi sërish për Dortmundin.

Jashtë Kupës është edhe Lajpcig që u mposht 3-1 në Frankfurt nga Eintrahti vendas. Superior  ishte Filip Kostic me dy gola, ndërsa një tjetër e shënoi Andre Silva. Schalke eliminoi Hertha Berlin ndërsa sonte është radha e Bayern Mynih që pret Hoffenhaim.

Granada mposhti 2-1 dhe eliminoi Valencian fituesen në fuqi. Takimin e vendosi një ish-futbollisti i Valencias, Roberto Soldado që shënoi në minutat 3 dhe 90-të me penallti. Sot  në mbrëmje Villareal  zbret në fushë ndërsa nesër luajnë Real e Barcelona.

Të fundit

“Je i pafytyrë”/ Çfarë e futi në sherr çiftin e sapomartuar? Egli heq unazën

Dita e sotme nisi mjaft e qetë për çiftin e ‘sapomartuar’, Egli dhe Gjesti, në shtëpinë e “Big Brother...

Berisha vijon t’i shpëtojë gjykimit për dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën

Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e PD-së Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”. Kjo është hera e pestë që seanca në GJKKO...

Intimidimi i votuesve, Celibashi vendos koordinator sigurie për çdo qendër votimi

Ilirjan Celibashi miratoi aktin që parashikon vendosjen e një koordinatori sigurie në çdo qendër votimi. Ky koordinator do të raportojë çdo parregullsi që do...

Kryemadhi: Rrëmbimi i Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim, për inate personale

Urdhrin për arrestimin e Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ia ka atribuuar ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. "Rrëmbimi i ilir...

Gjino, fikun!/ Xumi ‘përshëndet’ çiftin e sapo martuar Egli-Gjesti

Dasma e shumëpritur mes Eglit dhe Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u komentua gjerësisht në rrjete sociale, jo vetëm nga publiku...

Lajme të tjera

Web TV