Nuk iu bind policisë/ Arrestohet 26-vjeçarja në Greqi, transportonte 14.5 kg heroinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 26-vjeçare, u arrestua pasi u kap me 14.5 kg heroinë pas një përndjekjeje policore në Selanik.

Sipas autoriteteve greke, mësohet se 26 vjeçarja, nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar automjetin, duke u përpjekur të shpëtojë nga arrestimi.

Gjatë ndjekjes, 26-vjeçarja hodhi nga dritarja e mjetit një qese, që kishte brenda 25 pako heroinë, me peshë gjithsej 14 kg dhe 750 gramë.

Dyshohet se substanca narkotike është marrë nga një kompani transportesh, në një fshat të Selanikut, Kalochwri, raporton CNN Greece.
Përfundimisht, e reja u arrestua në zonën e terminalit “Ktel Makedonia”, në momentin që zbriti nga automjeti, duke tentuar të shpëtojë nga policia në këmbë.

Sipas EL.AS (policia greke), vlera e sasisë së konfiskuar e heroinës vlerësohet në 200,000 euro dhe mendohej të trafikohej në Selanik dhe Athinë.

Të fundit

Sikur burrat e politikës të ishin sa gjysma e Ajola Xoxës!

Ilir Demalia Ajola Xoxa një ditë më parë, i dha një mësim të rëndësishëm shumë burrave të politikës 35-vjeçare, të...

Vetëvrasja e gjimnazistes në Gjirokastër/ Letra e shkruar prej saj: Po ndihem e bullizuar

Një 17 vjeçare i dha fund jetës së saj ditën e djeshme në Gjirokastër duke u vetëvarur në banesën e saj. Kanë qenë familjarët...

Derisa e vërteta e pakundërshtueshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Veliajt!

Altin Ketro Me arrestimin e Erion Veliajt, SPAK-u e ngriti stekën e goditjes së funksionarëve publikë aty ku kupa derdhet. Pavarësisht prokurorit që kreu hetimet dhe...

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama merr në dorë fushatën elektorale në kryeqytet

Kryeministri Edi Rama zbuloi mbrëmjen e së martës se do të kandidojë për deputet iqarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Duke mbyllur...

Zjarr në një ndërtesë 50 katëshe në Buenos Aires, evakuohen banorët (Video)

Të paktën 100 persona u evakuuan nga një rrokaqiell 50-katëshe në qendër të Buenos Aires, pasi një zjarr shpërtheu herët këtë pasdite. Sipas një vlerësimi...

Lajme të tjera

Web TV