Dosja ‘339’/ Mbyllet gjykimi, dënohen me burg 21 komisionerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet gjykimi për dosjen 339 në gjykatën e Durrësit. Mësohet se janë dënuar me burg 21 komisionerët e Shijakut për akuzat e krimeve zgjedhore të ngritura nga prokuroria për zgjedhjet e vitit 2017.

Raportohet se prokuroria e përfaqësuar nga Afrim Shehu kërkoi dënim me burg dhe gjykata vendosur t’i shpallë fajtorë për akuzat.

Ndërkohë, disa prej të pandehurve kanë pranuar fajin dhe kanë përfituar ulje me 1/3 e dënimit.

EMRAT:
Shpëtim Marku, denohët 2,6 vjet ulet ne 1.8 vjet
Redi Hysa, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite
Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbeten 1.8
Orkida Lala, 1.6 vite, mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.
Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8
Qemal Domi dënohët me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht
Qemal Domi, dënohët me 1.6 vite, i mbetet 1 vit
Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet

Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie iu mbeten 2 vjet denim nga gjykimi i shkurtuar.

Përvec denimit me burg gjykata Durrës ka vendosur të denojë edhe me heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet të gjithë ish-komisionerëve.
21 komisionerë të përfshirë të partive kryesore dhe më të vogla, PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie. 14 prej tyre janë nga opozita (PD, LSI, PR) dhe 7 nga PS. Mësohet se 11 nga komisionerët janë në burg, 8 janë në ‘arrest shtëpie’ dhe 3 po hetohen në masën ‘detyrim paraqitje’. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri.

Sipas SPAK, që udhëhoqi hetimet ne vitin 2020, në qendrën e votimi në Shetel, ata kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve.

Lexo edhe :  “E prisja fitoren e PS”/ Petro Koçi "thumbon" deputetët e Berishës

I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 shtetas që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, edhe ata jashtë vendit tonë ditën e zgjedhjeve.
I përfshirë ka qenë edhe shtetasi Armelin Zeka, që ashtu si edhe komisionerët zgjedhor akuzohet për veprën penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508

Shpëtim Stafa-PD-kryetar
Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kasem Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336
Basir Bregu-PD-kryetar
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR

/(BalkanWeb)

Të fundit

Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin...

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë akordin me Izraelin

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza. Sipas mediave të...

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së pasur kulturore dhe përballueshmërisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Lajme të tjera

Web TV