Chiara Ferragni “bie nga froni”/ Ja personi me më shumë ndjekës në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Khaby Lame ka arritur sot 24 milionë ndjekës në Instagram dhe tashmë është zyrtarisht mbreti italian i rrjeteve sociale.

Chiara Ferragni e cila deri më tani ka qënë më e ndjekura në Itali, ka kaluar në vendin e dytë me 23.9 milionë ndjekës.

Që nga momenti që Lame filloi të postojë video në Tik-Tok, ai filloi të kishte dhe një popullaritet të lartë dhe në rrjetin social në Instagram.

Khaby fiton nga 400.000 ndjekës çdo ditë, ndërsa Ferragni nga 10.000 deri në 20.000 çdo ditë.

Megjithatë, mbretëria e vërtetë e Khaby Lame është Tik-Tok, ai është personi i tretë më i ndjekur në botë me 74 milionë ndjekës, pas Addison Rae dhe Charli D’Amelio.

Si u bë i famshëm në Tik-Tok Lame?

Në pranverën e vitit 2020, Khaby Lame ishte vetëm 20-vjeç dhe jetonte në Chivasso, në provincën e Torinos, kur vendosi të hapë një profil në Tik-Tok dhe të postojë video.

Shumë shpejt ai mori një famë të gjerë, pasi videot e tij me disa mimika qesharake dhe lëvizje duarsh bëri për të qeshur miliona njerëz të cilët ndodheshin në karantinë gjatë fillimit të pandemisë./MCN. tv

 

 

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV