Transportonin sirianët ilegalisht, arrestohen 2 persona në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar sot Besnik Krasniqi dhe Roland Jaho pasi u kapën duke transportuar 5 sirianë.

Dy personat e arrerstuar janë kapur në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm (sirianë), të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

 Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga Sektori i Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet furgon tip “Benz” po transportonte klandestinë drejt Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 53 vjeç, banues në Durrës dhe R. J., 53 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm (sirianë), të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Arratisja e të burgosurit, lirohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

 

Të fundit

Hiqet pensioni i parakohshëm! Kush preket

Qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme nëpërmjet reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, ku...

Politika, konfuze dhe indiferente me Kosovën

Nga Ben Andoni Politika shqiptare, në këto orë të fundit kur po nis heshtja zgjedhore në Kosovë, nuk është vetëm konfuze për zhvillimet atje, por...

Përfundon tubimi i opozitës, protestuesit shpërndahen në mënyrë paqësore!

Mbyllet protesta e PD dhe opozitës te kryeministria pasi përfundoi fjalën e tij kryetari Sali Berisha. Protesta e nisur rreth orës 17:30 u mbyll...

Berisha shpalos programin në protestë/ Premtimi për rrogat dhe pensionet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalosi në protestën e mbrëmjes së sotme programin e rritjes së rrogave dhe të pensioneve. Berisha tha se PD...

“Jemi të pamposhtur”, Berisha: Nga hiri u ngritëm si feniksi, sot kemi vulë e flamur

Kreu i Partë Demokratike Sali Berisha u prit me ovacione të shumta dhe shpërthime fishekzjarresh teksa u ngjit në podium për të mbajtur fjalimin...

Lajme të tjera

Web TV