Mero Baze: Nëse demokratët fillojnë e qajnë mbi fotot e Berishës situata do të kthehet në tragjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve publikoi sot listën e deputetëve që marrin mandatin nga zgjedhjet e 25 Prillit, duke i dhënë fund zyrtarisht çertifikimit të zgjedhjeve. Nga lista shikohet se Tom Doshi nuk e ka marrë mandatin e deputetit që i takonte për Shkodrën. Pas shpalljes së tij si “person a non grata”, nga SHBA ai duket se ka vendosur të tërhiqet personalisht nga mandati i deputetit.

Një tjetër koleg i tij, Sali Berisha, i cili në të vërtet ka një akuzë me bazë shumë më të gjerë se sa Tom Doshi, jo vetëm që e ka pranuar mandatin, por është zotuar se do ta luftoj tani dy herë më shumë kundër atyre që e kanë futur në listë të zezë.

Pra, kemi dy sjellje të ndryshme ndaj një ndëshkimi nga SHBA. Njëri që tërhiqet nga mandati i deputetit dhe tjetri që përdor mandatin e deputetit tashmë për betejë kundër SHBA.

Ironia është se Tom Doshi ka tre mandate në Kuvend dhe sikur ti bënte karshillëk SHBA do të ishte thjesht një betejë e tij personale me SHBA, që nuk i interesonte askujt përveç atij.

Kurse në rastin e Berishës është nga pas partia e parë opozitare e Shqipërisë që ka djegur shanset që ka pasur, nga ndihma dhe mbështetja amerikane për të ndryshuar Shqipërinë në vitin 1990 e më pas.

Rezistenca e Sali Berishës ndaj SHBA dhe betimi i tij se do të dyfishoj luftën kundër saj, është një taksë qëndron mbi Partinë Demokratike sot dhe mbi historinë e saj tridhjetëvjeçare.

Më tej akoma beteja e familjarëve të tij që përloten me lot e qurra mbi foto të ish Sali Berishës me president e ministra amerikanë, janë dhe më qesharake, pasi ata duhen të duan të justifikojnë betejën e Berishës kundër SHBA si një interes të SHBA dhe jo si një interes të Sali Berishës.

Lexo edhe :  Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Pra, për herë të parë në botë është shpikur ai që quhet “antiamerikanizmi” proamerikan, që një politikan dhe një parti sulmojnë SHBA për të mirën e SHBA. Dhe kjo sipas berishëve do të vazhdojë derisa SHBA të kuptoj gabimet e saj dhe të korrigjohet për të mirë të saj.

Tani nëse edhe Partia Demokratike imiton familjen Berisha, nëse dhe ata fillojnë e qajnë mbi fotot e Berishës me Bushin e Bejkerin, dhe betohen se do ta ndreqin këtë padrejtësi, atëherë situata nga komike që është tani, do të kthehet në tragjike, pasi do të hyj në një tunel pa dritë, partia më e madhe opozitare në vend, e cila nuk ka më fuqi të përfaqësoj elektoratin e saj i cili realisht është pro Amerikan.

Meqë Berisha nuk ka fuqi të bëj dot aq sa bën dhe Tom Doshi për “partinë” e tij, PD së paku duhet të ketë fuqi ti tregoj se nuk ka ndërmend të vdes si parti e familjes Berishës. Ajo mund të qaj për Berishën , por duhet të qaj për të vajtuar fatin e keq që e ka pas në krye, e jo fatin e mirë që duhet ta heq qafe.

Të fundit

Miss Fushata

Edison Ypi  Djalli bërtet shumë. Bën shumë zhurmë. Të shurdhon. Të tmerron. Të dëshpëron. Duket sikur nga çasti në çast,...

Trump feston 100 ditët në detyrë, lavdëron arritjet e tij dhe sulmon kundërshtarët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e tij të para në detyrë me një fjalim në stilin e fushatës, duke lavdëruar...

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025. Ceremonia e ndarjes së këtij...

Shabani nga Xhamlliku: Koha që Shqipëria të mos votojë për vendet e punës në Gjermani

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në zonën e Xhamllikut në kryeqytet...

Lajme të tjera

Web TV