Vrau gruan në sy të foshnjës/ Habisin autoritetet greke: 20-vjeçarja nuk ka gjurmë të mbytjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares në Greqi, që u vra në sy të foshnjës së saj nga burri i vet. Vdekja u zbardh dhe bashkëshorti i saj është pas hekurave, por ende jo të gjitha pyetjet e ekspertëve kanë një përgjigje definitive për të mbyllur dosjen.

Pse Caroline nuk “luftoi” për të marrë frymë? Pse nuk ka gjurmë të mbytjes? Ekspertët japin përgjigjet duke përshkruar minutat dramatike deri sa zemra e 20-vjeçares pushoi së rrahuri.

Në artikullin e publikuar nga mediat greke thuhet se në 04:05 të mëngjesit të datës 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 04:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri.

Pyetja kryesore është një: Pse Caroline nuk rezistoi aq shumë sa vrasësi pretendon se viktimës i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. “Ajo po dridhej. Goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk” pretendoi fillimisht piloti.

Ndërsa më pas në dëshminë e dytë piloti tha se “Goja, hunda dhe sytë e saj ishin në jastëk. Me peshën e trupit po i shtypja kokën”.

Në të dy rastet, ekspertët thonë se viktima do të përpiqej të merrte frymë.

“Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”,-pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

Shpjegimi i vetëm logjik që viktima të mos reagojë është të mos jetë e vetëdijshme. Ekspertët i japin përgjigje edhe pyetjes se përse nuk ka shenja të mbytjes? “Mbytja mund të ndodhë pa ndonjë shenjë në trup”.

Lexo edhe :  Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vrasësin” mbyllet

Të fundit

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 25 dhjetor 2024

Sot, më 25 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 95.2 lekë. Euro sot...

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhje me Aeroportin e ri, hapet tenderi për projektimin

Qeveria synon të rehabilitojë linjën hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë si dhe të shtojë këtë linjë me aeroportin e Vlorës në një model të ngjashëm që po...

Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play

Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplikacioneve Google Play, si dhe për aplikacionin për mesazhe, WhatsApp, ka raportuar agjencia shtetërore e...

Me 72 persona në bord, rrëzohet avioni në Kazakistan/ Dyshohet për dhjetëra vikima

Një avion i ‘Azerbajxhan Airlines’ është rrëzuar ditën e sotme në Kazakistan, tha Ministria e Emergjencave të vendit. Sipas mediave të huaja, nga ky incident...

Pirro Çako tregon historinë e këngës “E duam lumturinë”, raporti me Parashqevi Simakun

Kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë” është shndërruar në një himn të gëzimit dhe shpresës, duke përcjellë mesazhin e dashurisë për jetën. Me vargjet...

Lajme të tjera

Web TV