Manastirliu: Vaksinim në shtëpi për të moshuarit e pamundur, të hënën vijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore të Cërrikut, të rehabilituar me standardet më të mira.

“Në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore edhe kjo qendër shëndetësore tashmë ofron kushte dinjitoze pune për mjekët, për infermierët dhe shërbime cilësore për qytetarët. Unë jam e kënaqur sepse këto kushte të cilat janë përmirësuar, kanë krijuar edhe aksesin për të ofruar jo vetëm shërbimet bazë, por për të krijuar kushtet e mira edhe për programin e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se do të vijë sërish një dërgesë prej mbi 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, teksa vijon vaksinimi i kombinuar i qytetarëve mbi 50 vjeç dhe i të gjithë punonjësve të shërbimeve kritike.

“Ditën e hënë pritet të mbërrijnë rreth 14 mijë vaksina nga Pfizer, duke e çuar në mbi 1 milion vaksinat e mbërritura në Shqipëri dhe tashmë më shumë se 926 mijë vaksina janë kryer në të gjithë vendin. Jam e kënaqur që rrejti i qendrave shëndetësore, infrastruktura që ne kemi ngritur, siguron kushtet edhe për një vaksinimin në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se programi i vaksinimit do të vijojë përgjatë sezonit veror, duke bërë me dije se për ata të moshuar që e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore, vaksinimi i tyre të kryhet në kushte shtëpie.

“Ne duhet të vijojmë programin tonë të vaksinimit dhe përgjatë gjithë sezonit veror fokusi do të jetë vijimi dhe intensifikimi i vaksinimit kudo në komunitet, duke siguruar që edhe ata të moshuar që ende nuk e kanë kryer vaksinën, t’i kryhet vaksina në kushte shtëpie, pra për ata që e kanë të pamundur për të ardhur në qendrat shëndetësore apo në qendrat e vaksinimit të përqendruar”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  ‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’/ Miratohet me kaos Buxheti 2025 në Bashkinë Shkodër

Qendra e re shëndetësore Cërrik është dhe një nga qendrat me shërbim 24 orë për rreth 46 mijë banorët e kësaj bashkie, e rindërtuar në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Të fundit

‘Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë’/Media spanjolle i bën ‘skaner’ mafias shqiptare

Trafiku i kokainës po përjeton një zgjerim të paprecedentë më parë dhe pas këtij fenomeni qëndron e ashtuquajtura "mafia...

Meteorologu Akil Osmani zbulon si do të jetë moti gjatë festave të fundvitit

Pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore. Por ndryshe...

Trump: Kartelet e drogës në Meksikë do t’i shpallim si organizata terroriste

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se do t’i shpallë kartelet e drogës në Meksikë si “organizata të huaja terroriste”. Trump në një...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

“Giro d’Italia” muajin e ardhshëm në Shqipëri, Rama: Di t’i jap vetëm biçikletës!

Kryeministri Edi Rama, Paolo Bellino, RCS Sport CEO dhe Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit, janë sot të pranishëm në konferencën e prezantimit...

Lajme të tjera

Web TV