Kthehet Italia e “zakonshme”, kualifikim mes drithërimash me Austrinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia është kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2020 në mënyrën e saj, mes vuajtjesh, duke bërë të harrohen shpejt fitoret e thjeshta të fazës në grupe. Përballë Austrisë, skuadrës së Mançinit i janë dashur shtesat dhe VAR që të siguronin një biletë mes katër ekipeve më të mira të turneut, duke fituar 2-1.

Italianët dominuan pjesën e parë, duke krijuar disa mundësi para portës kundërshtare, por pa arritur të gjenin rrjetën, të ndalur edhe nga shtylla e cila i mohoi Imobiles festën e golit. Por në të dytën, me kalimin e minutave loja e austriakëve u bë më ofensive dhe po të mos ishte për VAR-in, Italia mund t’i kishte dhënë lamtumirën turneut. Fillimisht teknologjia solli anulimin e një goli të Arnautoviç për pozicion jashtë loje, e pastaj, po për pozicion jashtë loje, u hoqi austriakëve mundësinë e një penalltie pas ndërhyrjes së Pesina.

Kështu, 90 minutat u mbyllën pa gola dhe dy skuadrat iu drejtuan kohëve shtesë, ku diferencën e bënë individualitetet italiane. Kieza tregoi se nuk është rastësi pse te Juventusi i kanë dhënë një rol të rëndësishëm, duke shënuar me një lëvizje klasi golin e 1-0. Ndërsa pak çaste më vonë, Pesina dyfishoi shifrat.

Por nuk mbaroi me kaq, pasi Austria shënoi me Kalajxhiç dhe bëri që italianët të mbronin me forca të shumta në minutat e fundit të shtesave, për të mbyllur sfidën mes ankthit, por duke marrë në fund një fitore që i preu biletën për në çerekfinalet e turneut. /Vip sport

 

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë

Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen,...

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

‘Mirror’: Butrinti, ‘Maldivet’ evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Lajme të tjera

Web TV