Dita e parë e vaksinimit për moshat +18 vjeç/ Manastirliu: Po ecën me ritme të mira, qendrat të hapura deri ne orën 20:00

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se vaksinimi anti-COVID i hapur po ecën me ritme shumë të mira, duke publikuar foto të vaksinimit nga i gjithë vendi.

Manastirliu shkruan se qendrat do të jenë të hapura deri në orën 20:00, për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi të shkojnë gjatë paradites.

“Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit??

Deri tani janë mbi 25 mijë aplikime në e-Albania.

***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.

#ShqipëriaBuzëqesh’ –
shkruan Manastriliu.

Ditën e sotme ka nisur për moshën mbi 18 vjeç dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 – 20:00. Qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten pranë pikës më të afërt të vaksinimit, për të bërë vaksinën në dy ditët e hapura të vaksinimit, më 29 dhe 30 Qershor nga ora 08:00-20:00, me kartën e identitetit.

Të fundit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

Lajme të tjera

Web TV