Këngëtarja Elvana Gjata gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Me foto ku shfaqen krah njëra-tjetrës të buzëqeshura, këngëtarja përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram është shprehur e lumtur për bisedën që zhvilluar së bashku me presidenten për muzikën, artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët.
Elvana zbuloi edhe dhuratën simbolike e të veçantë që i dha presidentes, albumin e saj më të ri “Çelu”.
“Fuqizimi i grave”, shkruan Elvana në fund.