Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e sotme në pak kohë diferencë me njëra-tjetrin.
Në aksin rrugor Lushnje-Berat një automjet është përplasur me bankinat anësore dhe më pas ka përfunduar në kanal. 53 vjeçari i cili drejtonte mjetin ka marrë lëndime dhe është transportuar për në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se shoferi ka qenë me shpejtësi të lartë kur ka ndodhur aksidenti.
Ndërkohë në Korçë, në afërsi të fshatit Veliternë, ka qenë dëbora në rrugë që ka shkaktuar daljen nga rruga të një furgoni. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur persona të plagosur. Ky është aksidenti i parë që regjistrohet këtë vit për shkak të kushteve të këqija të motit.