Operacioni “Shpirti”, zbardhet dëshmia e skafistëve të penduar: Policia në dijeni për trafikun e drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini, që mbajnë statusin e të penduarit të drejtësisë rrëfimet e të cilëve fundosën zyrtarë të lartë të drejtësisë dhe policisë, përfshirë dhe dy ish -pjesëtarët e grupit të shoqërimit të Ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, thonë se kanë patur mbështetje të fortë në policinë e Durrësit dhe e kryenin të qetë aktivitetin e tyre të trafikut të drogës. Nga dosja hetimore e SPAK, rezulton se pasi kanë trafikuar një sasi të madhe hashashi, ata janë kthyer në Shqipëri dhe në janë ndaluar pasi kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, por me ndërhyrjen e Sajmir Kurtit, drejtor në Bashkinë e Kavajës, janë lënë të lirë.

“Me informuan se nga porti i Durrësit me nxori Saimir Kurti”, -shpjegon skafisti. Seferi implikon policinë, kur deklaron se zyrtarët e saj kishin dijeni për përfshirjen e tij në trafik droge.

“Policia e Kavajës ishte në dijeni për një udhëtim me drogë të bërë nga unë për në Itali, bashkë me Ajdinin. Më lanë të lirë, pasi djali im pagoi 6 mijë euro dhe ia dorëzoi personalisht kreut të Antikrimit Kavajë, që mesa mbaj mend quhet Mandi, ndërkohë që unë duhet të isha arrestuar për atë që kisha bërë. Policia e Kavajës ishte nën këmbët e Saimir Kurtit”, -e mbyll dëshminë skafisti i penduari. Ai thotë më tej, se njëri nga zyrtarët e policisë qe e mori në pyetje, nuk i mori më para, por i kërkoi që të bënin trafik bashkë, gjë që nuk mundën të realizonin.

Dëshmitë e tyre fundosën dhe dy ish truprojat e Tahirit, pasi ata iu dhanë hetuesve fakte sipas të cilëve Agustin Deda dhe Hekuran Marku kishin trafikuar mbi 1 mijë kg hashash nga Shqipëria drejt Italisë.

Lexo edhe :  “Tepsi, timon dhe…”/ Rama ironi me opozitën: Nuk dinë çfarë është tallavaja

Elton Hamzai, është një tjetër i penduar i drejtësisë që rrëfeu për Antimafian Italiane, se grupi kriminal që ku ai bënte pjesë kishte marrë garanci nga policia lokale për të kultivuar dhe trafikuar drogë drejt Barit. Rrëfimet e 4 të penduarve ndihmuan Antimafian dhe SPAK të të godasë në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, pjesëtarët e katër grupeve që trafikuan 6 tonë hashash përgjatë viteve 2014 2017. Në mesin e 28 të dyshuarve, është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u përmend nga një trafikant droge, me të cilin kishte jetuar në një shtëpi, si dhe zyrtarë policie e trafikantë.

 

Të fundit

“Black-out” total/Spanja, Franca dhe Portugalia zhyten në terr, kaos në rrugë e aeroporte

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike prek të gjithë Spanjën: Red Elétrica aktivizon një plan emergjence për rivendosjen e...

Kush po e “ringre” PD nga gremina?

Nga ARTUR  AJAZI Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota, një parti që sa ishte...

“Plani ynë i pensioneve ofron më shumë”/ Rama: Ata që bëjnë premtime s’kanë gjë në dorë

Kryeministri Rama në një takim me qytetarët në zonën e Shkozës, u ndal tek skema e pensioneve. Rama tha se plani i qeverisë për...

“Kam parë shumë si puna jote”/ Rama debate me qytetarin: Nëse je burrë…!

Kryesocialisti Edi Rama në fund të vizitës dhe diskutimit me qytetarët te ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë, pati një diskutim jashtë radhe me qytetarin që deklaroi...

Konklava për Papën e ri, më 7 maj kardinalët përballen në Vatikan për një emër

Konklava për zgjedhjen e papës së ri do të nisë nga 7 maji. Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të...

Lajme të tjera

Web TV