Ruçi Pelosit për Ditën e Pavarësisë së SHBA: Demokracia Amerikane, referenca më frymëzuese për ndërtimin e sistemit demokratik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në mesazhin e tij, Ruçi thotë se Kushtetuta, Deklarata e Pavaresise dhe demokracia amerikane “janë referencat më domethënse për ndërtimin e shtetit demokratik, mbrojtjen e lirisë së popujve dhe të qytetarëve, garantimin e sigurisë dhe paqes së përbotshme, mbështetjen e zhvillimit dhe të mirëqenies së kombeve dhe popujve të vegjël”.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet më të ngrohta me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kësaj ngjarjeje madhore jo vetëm të historisë së ShBA, por edhe të historisë dhe zhvillimeve botërore.

Deklarata e Pavarësisë dhe themelimi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një bekim për kombin e madh amerilkan, por edhe për të gjithë popujt liridashës e paqedashës në të gjithë planetin.

Asnjë komb tjetër nuk ka arritur që në rreth dy shekuj e gjysem pavarësi e demokraci të shndërrohet në demokracinë më të madhe, më të fuqishme, më frymëzuese dhe në sistemin e referimit të kombeve që aspirojnë dhe ndërtojnë demokracinë në vendet e tyre.

Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta Amerikane dhe Demokracia Amerikane janë referencat më domethënse për ndërtimin e shtetit demokratik, mbrojtjen e lirisë së popujve dhe të qytetarëve, garantimin e sigurisë dhe paqes së përbotshme, mbështetjen e zhvillimit dhe të mirëqenies së kombeve dhe popujve të vegjël.

Ekzistenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na bën të gjithë të ndjehemi të barabartë në përpjekjet tona për zhvillim, demokraci, siguri, stabilitet e paqe.
Këtë rol vendimtar të Shteteve të Bashkuara për zhvillimin, demokracinë dhe paqen në botë e ndjejmë veçanërisht ne, shqiptarët.

Lexo edhe :  Vendimi për mbylljen e "TikTok"-ut/ Berisha: Akt ekstrem censure!

Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten garantët e mbijetesës së kombit shqiptar gjatë udhëkryqeve të historisë sonë kombëtare, inspirusesit dhe mbështetësit e hyrjes së Shqipërisë në rrugën e lirisë dhe të demokracisë, pas diktaturës komuniste, dhe udhëheqësit e botës demokratike në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhja më e mençur që ka bërë Shqipëria, në rrugën e saj si një kontribuese për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Unë dhe Kuvendi i Shqipërisë jemi krenarë për bashkëpunimin me Dhomën e Përfaqësuesve dhe lidershipin Tuaj dhe jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vijë duke u zgjeruar e thelluar në të ardhmen”, shkruan Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, në urimin për Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve.

 

Të fundit

Reshje të dendura dëbore në Bogë-Qafe Thorë/ Trashësia e borës 60 cm

Teksa qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu, në lartësitë mbi 800 m janë rikthyer reshjet e...

I vuri zjarrin/ Gruaja digjet për së gjalli nga emigranti në stacionin e metrosë

Një burrë është arrestuar në Nju Jork lidhur me vdekjen tragjike të një gruaje, e cila humbi jetën pasi u dogj në një tren...

“Problem, mbikualifikimi”/ Greqia dhe Italia, dy vendet ku shqiptarët emigrojnë më shpesh

Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinjë, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa më e madhe e shqiptarëve,...

“Dorëzohet” SPAK, kërkon pushimet e çështjes ndaj babait të Arbër Çekaj

Për të dytën herë radhazi, SPAK i drejtohet Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pushimin e çështjes penale ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër...

Më 23 dhjetor 1912, Ismail Qemali emëroi delegacionin e parë për Konferencën e Londrës

Më 23 dhjetor 1912, Ismail Qemali emëroi delegacionin e parë shqiptar për të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, duke shënuar një...

Lajme të tjera

Web TV