Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet krah fermerëve shqiptarë.
Diplomatja ka publikuar disa fotografi në “Insta story” , ku shihet mes frutave-perimeve, krah një qytetareje.
Kim, e cila ka deklaruar shpesh herë se është shumë e lidhur me Shqipërinë, ka hequr “kostumin” e zyrtarit, ndërsa mban një shalqi në dorë. Diplomatja shkruan se vendi ynë ka shalqinjtë më të mirë në botë.
Ambasadorja e SHBA, ka vlerësuar vazhdimisht Shqipërinë për mikpritjen si edhe për natyrën favorizuese që ka, duke bërë edhe thirrje që turistët nga vende të ndryshme të botës të vijnë dhe të eksplorojnë vendin tonë për të shijuar mrekullitë natyrore.