Çfarë po lajmëron SPAK? Kraja: Hetim zyrtarëve për tenderat, kemi gati dosjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Arben Kraja, në konferencën për antikorrupsion, ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë rezultate në lidhje me hetimet për zyrtarë e lartë të akuzuar për keqpërdorim të fondeve, sidomos ato në fushën e tenderimit.

Nga Fernada Cenko

Reforma në Drejtësi mbetet një sfidë, jo vetëm për politikën tonë por edhe për faktorin ndërkombëtar për të bërë drejtësi sidomos kur lidhet me hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kreu i SPAK, Arben Kraja, në konferencën për antikorrupsion, ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë rezultate në lidhje me hetimet për zyrtarë e lartë të akuzuar për keqpërdorim të fondeve, sidomos ato në fushën e tenderimit. “Na është kërkuar që të përqëndrojnë punën tonë për hetimet për zyrtarët e lartë në përdorimin e fondeve në mënyrë abuzive. Kjo është një përparësi e jona dhe e vlerësojmë çdo ditë, besoj se shumë shpejt do të kemi rezultate dhe do ta bëjmë prezent në ditët në vijim, struktura është vendosur dhe besoj se do të kemi rezultate”, tha kreu i SPAK, Arben Kraja. Ai shton se këto hetime i bëjnë më mirë vendit tonë, dhe për të ndryshuar imazhin që ka Shqipëria jashtë kufinjve për nivelin e korrupsionit. “Jemi të bindur se po bëjmë më të mirën për vendin tonë, që të ikë imazhi keq, ai imazh se biznesi i huaj këtu te ne nuk mund të investojë se krimi i organizuar të vendos gjoba dhe ti nuk gjen të drejtën, apo se ka korrupsion dhe nuk gjen hapësira”, tha Kraja. Ky i fundit, nuk humbi momentin për të thënë se kanë pasur rezultate në punën e tyre si SPAK deri më tani, duke iu referuar arestimeve te gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shefi i Prokurorisë Speciale SPAK, Arben Kraja ka dhënë një mesazh të fortë sot për zyrtarët lokalë dhe vendorë të përfshirë në dhënien e tenderave paligjshëm, apo tendera ku ka shkelje flagrante të ligjit. Ai tha se shumë shpejt nga struktura që ai drejton do të ketë rezultate të cilat do të bëhen publike. Më tej, ai theksoi se në gusht 28 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të nisin punën dhe do të punojnë për të hetuar bashkë me prokurorët e SPAK. “Ne jemi të vendosur për të bllokuar çdo lloj pasurie kriminale, kushdo që ta disponojë atë. Është e paligjshme dhe duhet të jetë e dënueshme”, tha Kraja. Ai tha se gjithë hetimi po bëhet edhe sepse në vendin tonë ka shumë denoncime publike për tendera të dhënë pa kriter. “Në vendin tonë ka shumë denoncime publike për tendera të dhënë pa kriter, apo në shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave të prokurimit. Në disa raste kanë qenë vetë institucionet që i kanë bllokuar këto fonde publike, ndërsa në raste të tjera ato janë miratuar”, tha Kraja. Mbetet të shihet se çfarë rezultatesh do të arrijë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me këtë temë në Shqipëri, për të cilën Arben Kraja tha se do ketë patjetër rezultate dhe që shpejt do të bëhen publike. Shefi i SPAK Arben Kraja ishte i pranishëm në konferencën “Sfida dhe lufta kundër korrupsionit”. Të pranishëm ishin ministrja Etilda Gjonaj, ambasadori Soreca, shefja e BKH Aida Hajnaj, Kryeprokurori Kombëtar kundër Korrupsionit (DNA) në Rumani, Crin Bologa.

Të fundit

Kur ekrani prekte yjet, një kujtesë për kinemanë që jetoi në makinë

Përgatiti: Leonard Veizi Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranvere, kur ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte mënyrën se si...

Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi. Çfarë mbani mend nga ndeshja...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV