Kushi iu drejtohet fëmijëve: Mblidhni sa më shumë energji gjatë verës për vitin e ardhshëm shkollor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ka përmbyllur me një këshillë vitin shkollor që lamë pas, për të gjithë nxënësit. Ajo shprehet se pushimet verore duhet t’i shijojnë sa më shumë që të shërbejë për të grumbulluar sa më shumë energji pozitive për vitin e ardhshëm shkollor.

Kushi shkruan se leximi apo edhe përsëritja e njohurive që kanë marrë gjatë vitit që lamë pas, do i ndihmojë nxënësit për të qenë gati për klasën pasardhëse.

“Të dashur nxënës! Së pari, është kënaqësi dhe krenari për të gjithë bashkë që këtë vit të vështirë shkollor arritëm ta mbyllim me sukses falë punës dhe këmbënguljes sonë të përbashkët!

Ndërkohë që pushimet verore tashmë kanë filluar, unë kam një këshillë për të gjithë ju. Shijojeni sa më shumë këtë verë, me lojra, me aktivitete sportive, por sidomos duke lexuar. Sezoni veror le të na shërbejë për të grumbulluar sa më shumë energji pozitive për vitin e ardhshëm shkollor. Leximi i librave apo edhe përsëritja e njohurive që keni marrë përgjatë vitit që lamë pas, do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të ndiheni gati për klasën pasardhëse. Prandaj, në asnjë moment mos iu ndani librit!

Ndërkohë që ne në Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, së bashku me të gjithë mësuesit tanë në të gjithë vendin, jemi angazhuar e do të punojmë fort që viti i ri shkollor të na gjejë sa më të përgatitur.

Me shpresën e mirë se viti i ardhshëm do të fillojë më i mbarë, unë ju uroj të gjithëve pushime të mbara në Shqipërinë tonë të mrekullueshme! Përqafime të gjithëve!”, shkruan Kushi.

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV