Mjeshtër Bashkimi, njeriu që i jep jetë baltës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje


Poçaria, ky zanat i hershëm, i ruan ende gjurmët e saj në vendin tonë. Bashkimi, pinjolli  i familjes Plaku,  hap dyert e punishtes në Farkë dhe rrëfen procesin e krijimit të enëve prej balte

Nga Alessia Selimi

Paralelisht, dy duar, burrërore dhe të fuqishme, po ndjekin njëra-tjetrën në një sasi të mirëpërcaktuar balte. Brenda pak minutash, do të përftojnë produktin e dëshiruar. Ndërkohë, përparësja e poçarit Bashkim Plaku, do të vijojë të jetë e pisët, dëshmuese e një pune të trashëguar, pasionante, jetëgjatë. Bashkimi i është përkushtuar këtij profesioni në zhdukje në më shumë se 40 vite. Në zonën e Farkës, 64-vjeçari respektohet dhe njihet nga të gjithë. Kësisoj, “Fjala” e ka tepër të lehtë t’i drejtohet punishtes së tij, ku krijohen pafundësisht enë të ndryshme për gatim dhe dekor. Bashkimi, ky burrë flokë pak dhe i thinjur, nuk ngurron të hapë portën e saj metalike.  Me një mikpritje të pashoq, pas një përshëndetjeje të ngrohtë, merr menjëherë përsipër të na shpjegojë me fjalë të thjeshta procesin e krijimit të enëve të baltës. Por vetëm pasi pohon  se këtë profesion e ka të trashëguar nga i ati dhe gjyshi.

“Enët e baltës, të cilat kërkojnë mjaft delikatesë dhe krijimtari, krijohen me argjile dhe shtuf, gur i lehtë dhe i thërrmueshëm”-thotë Bashkimi, duke shtuar se lëndën e parë e marrin në Fushë Krujë. I ngrysur, pohon se territori ku mund të gjendet lehtësisht argjilë në Farkë, ka tashmë një pronar prej vitesh. Megjithatë, Bashkimi nuk rrëmbehet. Ai preferon të na njohë edhe me mjetet e tij të punës. Të vjetra, por frytdhënëse. “Kjo që shihni, njihet si vokum dhe përzien argjilen me 30% shtuf”-tregon Bashkimi, teksa masën e përftuar e merr dhe e dërgon menjëherë në një ambient më të vogël, ku shihen të rreshtuar si ushtarë të bindur vorba, tava dheu e arka kursimi. Në njërin cep të sajin, Bashkimi u jep jetë. Shumë pranë, mban një magnetofon të vogël, nga ku dëgjon më së shumti muzikë popullore. Duket se, i është larguar mënyrës tradicionale së të bërit enë balte. Ai shpjegon se ka përqafuar prej disa vitesh metodën moderne, me korrent elektrik, për të rritur rendimentin e punës. Për të njëjtin qëllim, ka filluar të përdorë edhe një furrë e cila dallon nga e mëparshmja.

“Enët e baltës, pasi punohen, lihen të thahen për një javë. Më pas, i fusim në furrë, që mund të punojë me dru, djegie gomash, por edhe me korrent elektrik. Unë kam zgjedhur të përdor drutë, sepse është shumë më higjienike. Furra e mëparshme, siç mund ta shikoni, tani shërben si magazinë. Hoqëm dorë prej saj pasi na duhej shumë orë për ta mbushur me enë. Përpos kësaj, nevojiteshin 24 orë për pjekjen. Me një llogaritje të thjeshtë, prodhonim shumë më pak nga ç’prodhojmë sot”-sqaron Bashkimi, duke shtuar se një numër i pakët dhe i përhershëm enësh qendron gjithnjë brenda furrës, me qëllim shmangien e kontaktit të menjëhershëm me zjarrin .

Lexo edhe :  Regjistrimi i votuesve në "PER"/Celibashi shpjegon hapat dhe rregullat që duhet të ndiqen

Ai thekson se temperaturat ekstreme  nuk e favorizojnë krijimin e tyre. Në ambientin që lamë pas, ja përse pikasej lehtësisht prania e një kondicioneri. Mjeshtri thotë se puna nuk të ndalur, kjo për shkak të kërkesave të vazhdueshme të disa pikave shumice me të cilat është lidhur, si dhe  në sajë të lokaleve tradicionale, që duket se po shtohen gjithnjë e më shumë në qytetet kryesore të vendit.”E kam dashuruar gjithnjë profesionin tim, pasi nuk është vetëm një mënyrë shumë e mirë për të luftuar stresin e të së përditshmes, por edhe një zgjidhje për të patur një ekonomi të qendrueshme. Nuk po them se është një punë që të pasuron, mos më keqkuptoni”-shprehet Bashkimi, i cili ka luftuar fort që t’ia trashëgojë edhe të birit.“Djali ka mbaruar studimet e larta. Fillimisht nuk dëshironte që të ishte poçar, i dukej e bezdisshme dhe e lodhshme. Por, me ndihmën e tim vëllai, i cili punon së bashku me mua, arrita që t’ia injektoj vullnetin dhe pasionin për këtë profesion.”

Bashkimi është pjesë e një familjeje të madhe, të përbërë prej shtatë vëllezërish. Çdo ditë, njëri prej tyre shihet tek “Pazari i Ri”, krah shitësve të tjerë, duke shitur dhe reklamuar një pjesë të mirë të produkteve artizanale.Pyetjes se për sa kohë e sheh veten duke u marrë me krijimin e enëve prej balte, Bashkimi i përgjigjet me një buzëqeshje të çiltër, pa fjalë, duke na lënë të kuptojmë se e gjithë jeta e tij është e lidhur tashmë ngushtë me poçarinë dhe se merr kuptim kryesisht prej saj. Në një ditë mëse të zakonshme, qoftë edhe në fundjavë, nëse do të jeni ulur diku për të shijuar një gatim tradicional, të cilin do t’ua kenë servirur me tavë balte, nuk i dihet, ndoshta do të jetë e prodhuar nga duart e mjeshtër Bashkimit…

 

 

 

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës“detyrim paraqitje”mbështetësit në protestë

Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK. Ai do të zbatojë masën “Detyrim paraqitje”...

Nga Musk te Rubio, Pam Bondi e Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump ka zgjedhur t’u besojë postet kyçe në administratën e tij të dytë atyre që ishin ndër mbështetësit e tij...

Meloni do të jetë e vetmja lidere evropiane që do ta përjetojë “live” inaugurimin e Trump

Georgia Meloni është e vetmja kryeministre europiane, e cila do të jetë “e pranishme” sot në Uashington, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të...

I moshuari i ve flakën dyshekut, 8 viktima në një azil në Serbi

Tetë persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi për të moshuarit në periferi të kryeqytetit serb. Shtatë persona të tjerë...

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, SPAK mëngjesin e kësaj të hëne. Nuk dihen ende arsyet e...

Lajme të tjera

Web TV