Bëjmë krim, pa e ditur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

 

Mjafton të vendosësh në përgjim një telefon, qoftë ai i një personazhi pa vulë e firmë, pa post, e pa punë fare. Shkoji pas fijes së bisedës dhe minimalisht do të zbulosh një korrupsion në shëndetësi, në polici, në drejtësi, tek zyrtarët e lartë publik, e kudo tjetër. Ndryshon vetëm tarifa, nis me 200 apo 500 lekë të reja dhe fundon sipas rastit në mijëra euro.

Do të përgjosh një banor të zonave rurale? Edhe prej tij zbulohet një korrupsion. Njerëz jemi, edhe sëmuremi, sidomos në fshat ndoshta më shumë, ku kontrolli i përhershëm mjekësor është në nivele të ulëta. Larg qoftë për këdo, gjithkujt i ka rënë rasti të shkojë në spital… “He si u bë…” – pyet kushëriri për kushëririn. “Keq, është në spital, dhashë një 50 mijë lekësh për t’i bërë skanerin, por “X” që punon si sanitare aty më tha se për operacionin shkon 500 mijë lekë. I mora borxh, sot do ia jap mjekut… është i zoti thonë” – përgjigjet tjetri nga telefoni.

Ai u shërua. Korrupsioni aktiv nga “fshatari” dhe “pasiv” nga mjeku, imazheristi, por edhe sanitarja a infermieri, u bitis! Punë pa krye kjo. Të rëndosh një mjek që ka një jetë që ka shpëtuar jetë…

Po shkojmë më tej. Komshiu i fshatarit merr në telefon. “He si u bë Y”- pyet ai – “Më mirë do dalë nesër, po u shkunda nga lekët, po shnetin të kemi”- ankohet tjetri. “Mos më pyet o vlla, bëra atë murin e avllisë dhe erdhën ata të policisë me furgon, u dhash nji pësëqinçe dhe ikën, më thanë për një javë nuk do dukemi, por bëje shpejt”… “Mos u mërzit, shnetin të kemi” – përsërit fqinji. “Jo mo jo mirë e ke, ka hall dhe hall, çuni Zenunit kishte bo aksident, kishte plagos edhe një dy veta, po janë mirë, i kishin kërku anej nga drejtësia 3 milionë lekë për ta nxjerrë”. “Eh, mos rënsh në dorë të tyre, po shnetin të kemi” – vjon ai.

Lexo edhe :  Një shkallë emergjence për të shpëtuar jetën

Heshtje ca kohë, por ka edhe telefonata bujqësia, këtu pa korrupsion, sepse bëhet fjalë për kullotje lopësh, delesh dhe kositje jonxhi. Telefoni bie sërish. “Ore nesër do vijë këtej deputeti “Z”, do vish ti? Se më tha “Y” që është drejtor që të bëhemi ca veta ke lokali”. – “Nuk vi vlla jo, atë drejtorin nuk du ta shoh me sy, 3000 euro më kërkoi që të fuste çunin në punë”…

Ky mund të jetë përgjim në numrin e celularit të një fshatari… Po të një pushtetari?

Të fundit

“Non grata”/ Analisti: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë...

Moment i veçantë! Duka takon Papa Françeskun, i bën dhuratën speciale (VIDEO)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është pritur në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan. Një takim mjaft i...

Banka e Shqipërisë e mban normën bazë 2.75%, guvernatori Sejko: Ekonomia në rritje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent...

Socialist për të pasurit, kapitalist për të varfërit

Nga Blendi Kajsiu Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama janë kritikuar shpesh nga akademikë, gazetarë dhe nga intelektualë të ndryshëm publik se nuk...

Feston 40 vjetorin e lindjes, Cristiano Ronaldo tregon ëndrrën që ende nuk e ka realizuar

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo feston sot 40 vjetorin e lindjes ku në një intervistë për Canal 11 ka rrëfyer ëndrrën që dëshiron të...

Lajme të tjera

Web TV