Ruçi takon ministrin kroat të Transportit, zotohen për bashkëpunim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim zyrtar ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butkoviç, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë.

Kryetari Ruçi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilat po zhvillohen në frymën e Partneritetit Strategjik, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar më 04 dhjetor 2018 nga kryeministrat Rama dhe Plenković.

“Trilaterali midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, është një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit politik mes vendeve tona dhe në rajon, veçanërisht në zhvillimin e disa sektorëve si mjedisi, siguria dhe infrastruktura. Shqipëria dhe Kroacia kanë gjithashtu vizion të njëjtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE. Ne falënderojmë Presidencën Kroate të BE për mbajtjen Samitit të Zagrebit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor (online, më 6-7 maj 2020), i cili tregoi përkushtimin e palëkundur të BE-së për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror dhe integrimin europian të rajonit, mbështetje e cila shpreh edhe një herë në Samitin online  më 5 korrik 2021”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Duke marrë shkas nga prania në delegacion edhe e deputetes shqiptare, Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësuese e pakicave në parlamentin e Kroacisë, Kryetari Ruçi shprehu mirënjohjen për hapësirat e krijuara për diasporën shqiptare në Kroaci dhe nxitjen e kontributit të saj për zhvillimin e Kroacisë, si edhe për forcimin e miqësisë midis dy popujve tanë.

Ministri Oleg Butković falënderoi Kryetarin Ruçi për vlerësimet për bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kroacisë dhe i transmetoi përshëndetjet dhe falënderimet e kryetarit të parlamentit, Gordan Jandroković, dhe të kryeministrit Andrej Plenković, për nxitjen dhe mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh.

“Kroacia është e vendosur që t’i çojë deri në fund  projektet  e saj të zhvillimit dhe të infrastrukturës, të cilët kanë impakt pozitiv në rajon dhe në Shqipëri, si edhe për mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë”, theksoi ministri Butković.

Lexo edhe :  Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Kryetari Ruçi dhe ministri Butković shkëmbyen mendime edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh  në fushën e transportit, turizmit, agro-turizmit, energjisë, legjislacionit të investimeve dhe të integrimit europian, sektorit bankar etj.

 

Të fundit

Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë e Vitit të Ri

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Ato ofrojnë...

Gati kallëzimi i ri për Berishën në SPAK, avokati: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lia e majmunëve, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, apo linë e majmunëve. I...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 90 mijë emigrantë të regjistruar për votimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.“Sipas të dhënave preliminare, numri...

Media franceze: Shqipëria, destinacioni evropian më trendi i momentit

Shqipëria po përjeton një revolucion të vërtetë në sektorin turizmit. Ekspertët parashikojnë se Shqipëria së shpejti mund të jetë Greqia apo Kroacia e re për...

Lajme të tjera

Web TV