“Është gjë e madhe të futesh në ministri do t’i blej noj gjë asaj Rovenës”/ Dalin përgjimet që fundosen zv.ministren Voda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, si fillim Beu i ka dhënë 1 mijë euro Vodës, duke theksuar se nuk do ta lejë me kaq, ku më pas i ka blerë edhe një aparat celular me çmim 550 euro dhe i ka dhënë një arkë me peshk.

Në datën 15.02.2020 midis Florida Beut dhe nënës së saj, Nerënza Beu zhvillohet biseda:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do t’i blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë një çike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha.

E ëma: Ty të pëlqen kjo?

Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. Me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kisha mundsi e fusja tek kabineti më tha.

Lexo edhe :  Balluku: Shqipëria do të mbetet lider i Ballkanit në energjinë e rinovueshme

E ëma: Po pse?

Florinda: Po është ky ministri po janë kështu këto mami që hahen me njëri tjetrin më kupton, unë do marr Albanën se Albana është shefja di ku ka vende pune me ministri ajo i vë i mori në telefon dhe e la për dje në ora dhjetë edhe tani prandaj nuk du me ju nda unë.

Florida: Tani duhet nai lek me i dhënë asaj Albanës.

E ëma: Epo kjo si ta bëjmë.

Florida: Se di po më rri mendja aty.

E ëma: Mos ju ndaj Emirjanit, o gocë më duhen.

Florida: Po duhen pagujt ato.

Të fundit

Cila është kisha më e madhe në botë?

Duke marrë parasysh vetëm pjesën e brendshme, me 20,139 metra katrorë sipërfaqe të mbuluar, rekordi shkon në Bazilikën e Shën Pjetrit në...

“Po mbaj dy Big Brother-a”, Olsa Muhameti “kunja” Ledion Liços

Autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP...

A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Nga Kreshnik Spahiu Kjo është fytyra reale e poshtërsisë, pabesisë, imoralitetit, banalitetit dhe provincialitetit. As fiset barbare apo vikingët shekuj më parë nuk dhunuan njëri-tjetrin në...

Politikanët e korruptuar nën ankthin e “Eskaliburit” të SPAK!

Nga Spartak Ngjela Korrupsioni i lartë sot në Tiranë është kundër shqiptarisë, por ai nuk ka më asnjë forcë për të mbijetuar. Tani mund të themi...

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025/ Ja vendi që ka akses në shumë vende të botës

Singapori ka rimarrë pozicionin e tij si vendi me pasaportën më të fuqishme në botë për vitin 2025. Mbajtësit e këtij dokumenti të udhëtimit gëzojnë...

Lajme të tjera

Web TV