Mësuesja shqiptare dashurohet me studentin turk, propozimi për martesë nën urën e Bosforit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori shumë e bukur dashurie është treguar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit’. Valbona Çaça dhe Anil Yiğit janë çifti me historinë më interesante të njohjes, ku i fundit ka qenë student anglishteje, ndërsa shqiptarja mësuesja.

“Historia jonë ka filluar para dy viteve e gjysmë, kur unë shkova të bëja një stazh në Hatai. Atje punoja si mësuese e anglishtes dhe Anil ishte te kursi ku unë jepja mësim. Me thënë të drejtën nuk është se ka qenë studenti im, por ishim në të njëjtën qendër”, tregoi Valbona.

Më tej, ajo rrëfeu edhe momentin kur Anil i kishte propozuar për martesë te ura e Bosforit.

“Familja e Anil dëshironte që ne të fejoheshim, të bënim diçka zyrtare, sepse motra e Anil u martua para dy javësh dhe donim që në dasmën e motrës të ishim çift dhe jo thjesht si të dashur. Pastaj ishte një ditë dhe ne po bënim plane për fejesën. Edhe Anil tha që përpara fejesës unë do të bëjë diçka që është tradicionale dhe unë nuk e kuptova. Mirëpo, mbas disa ditësh e zbulova surprizën, nuk e dija që do ishin kaq shumë detaje”, tha Valbona shumë entuziaste.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV