WhatsApp sjell risinë e re: Mund të dërgoni mesazhe pa përdorur celularin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp po teston një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre për herë të parë. Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me telefonin e një përdoruesi dhe aplikacionet e tjera kanë nevojë që celulari të jetë i lidhur me to për të marrë dhe dërguar mesazhe. Por tipari i ri do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe “edhe nëse bateria e telefonit tuaj ka mbaruar” duke përdorur edhe katër pajisje në të njëjtën kohë.

Për të filluar, tipari i ri do të paraqitet si një provë beta për një “grup të vogël përdoruesish” dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori të tjera para se ta mundësojë atë për të gjithë. Edhe në sistemin e ri do të vazhdojë të funksionojë siguria e lartë e mesazheve, të cilat mund të lexohen vetëm nga përdoruesit dhe nuk lejon ndërhyrjen e palëve të treta.

Inxhinierët e Facebook thanë se ndryshimi kishte nevojë për një “rimendim” të dizajnit të softuerit të WhatsApp. Kjo për shkak se versioni aktual “përdor një aplikacion smartphone si pajisje kryesore, duke e bërë telefonin burimin e së vërtetës për të gjitha të dhënat e përdoruesit dhe pajisjen e vetme të aftë për të koduar mesazhe. WhatsApp Web dhe aplikacione të tjera jo smartphone janë në thelb një “pasqyrë” e asaj që ndodh në telefon.

Të fundit

Vrasja e Antonio Karafilit, flet e ëma e Kejsit: Vajza ime nuk është vrasëse!

Gjykata e Korçës caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Kejsi Spahillarin si e dyshuar...

Marrëdhënia me qenin më e mirë se me mikun e ngushtë, thotë studimi

Qentë janë miqtë më të mirë të njeriut, e thonë studimet vazhdimisht. Në një studim të fundit, pronarët e vlerësuan marrëdhënien e tyre me qentë...

Cilat janë ndërprerjet më të bujshme të energjisë elektrike në botë?

Shkaqet që çuan në ndërprerjen e energjisë elektrike të 28 prillit 2025 në Portugali, Spanjë dhe Francë nuk janë identifikuar ende, por ngjarjet e kaluara na...

Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër (Pamjet)

Rreth 100 zjarrfikës me 15 automjete kanë mbërritur në vendngjarje. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore,konkretisht në...

Superkompjuteri tregon fituesin e Champions League

Pas përfundimit të Kupës së Mbretit, ku Barcelona triumfoi ndaj Real Madridit në shtesë, vëmendja tani është zhvendosur tek Champions League. Gjysmëfinalet luhen këtë javë...

Lajme të tjera

Web TV