Balla reagon mbi arrestimin e kryebashkiakut dhe zv.ministres: PS nuk mban asnjë përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, foli për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas takimit me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

I pyetur lidhur me arrestimet e ish-kryebashkiakut Tushe dhe ish-zv.ministres Voda, Balla tha se përgjegjësia është individuale dhe PS ka vendosur standard të ri duke u distancuar dhe duke i përjashtuar personat nën hetim.

Balla po ashtu tha se arrestimet që po kryen SPAK-u hedhin poshtë pretendimet e atyre që vunë në dyshim drejtësinë e re, që sipas tij po godet si majtas si djathtas.

“Kur ne kemi mbështetur prej ditës së parë reformën në drejtësi ka qenë bindja që institucionet e reja të Reformës në Drejtësi duhet të godasin këdo që shkel ligjin dhe që shpërdoron financat publike. PS ka vendosur një standard që uroj dhe u bëj thirrje që të gjitha forcat e tjera politike të bëjnë të njëjtën gjë. Fatos Tushe nuk është më pjesë e PS. Ka detyrimin ligjor të bëjë një betejë të tijën ligjore dhe ndërkohë që edhe zonja në fjalë (Voda). Sepse këtë standard e kemi vendosur prej shumë kohësh. PS nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo person që këtë hesap e ka personal me drejtësinë. Këto ditë ka qenë edhe dy kryetar të tjerë bashkish nga LSI dhe PD, ku njëra u dënua dhe tjetri është marrë në hetim. Dallimin mund ta bëni thjeshtë. PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ, përgjegjësia është personale. Të gjithë ata që kishin aludime ç’po bën SPAK-u tani të shohin rezultatet”, tha Balla.

“Në këtë vend ka dy standarde. Standardi i vendosur nga ne, distancim dhe përjashtim. Dhe standardi ku organizoheshin gavetat për të furnizuar me ushqime kryetarin e partisë së caktuar që ishte marrë nga drejtësia. Kushdo që ngriti pikëpyetje se PS po kapte institucionet e drejtësisë se re, sot duhet të kapi mikrofonat tuaj dhe të kërkoj falje sepse nuk qenka kështu, po godet sa majtas aq djathtas, kjo është drejtësia që qytetarët kanë ëndërruar. Shqipëria ka sot një drejtësi krejtësisht të pavarur nga politika”, vijoi ai.

Të fundit

Wrestling në zi, ndahet papritur nga jeta legjenda Rey Mysterio

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e “Wrestling”, Rey Mysterio. Legjenda e WWE mbylli sytë përgjithmonë ditën e...

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim...

Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë...

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit të mosbindjes civile. Drejtuesi politik i...

Ethet e Nilit, Bino: Dezinsektimi të kryhet nga bashkitë e të monitorohet nga ISHP

Pas rreth 13 vitesh, këtë vit rikthimi i virusit të Etheve të Nilit Perëndimor në vend u mori jetën rreth 11 personave, kryesisht atyre...

Lajme të tjera

Web TV