Shqipëri-Maqedoni e Veritu, “one stop shop” në Qafë Thanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u prit nga homologët përkatës, Ministrja e Financave, Nina Angelovska, dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me të cilët ndanë eksperiencat financiare dhe ekonomike mes dy vendeve tona, të cilat kanë tashmë një drejtim të përbashkët, atë drejt Integrimit Europian.

Gjatë takimit me Ministren e Financave u diskutua mbi praktikat e administrimit tatimor, përpjekjet kundër informalitetit në tregun e punës dhe evazionit fiskal. Ministrja Denaj prezantoi nismat ligjore të Shqipërisë në kuadër të qëndrueshmërisë së të ardhurave, faturimit elektronik dhe mbështetjes së sektorëve strategjikë.

Të dy vendet zbatojnë marrëveshjet e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat dhe kapitalin, prej 20 vitesh, dhe janë bashkërisht të angazhuar në incentivat e OECD-sëpër taksimin ndërkombëtar dhe erozionin e bazës së tatueshme (BEPS).

Takimi konsistoi në shkëmbimin e eksperiencave të dy vende në luftën ndaj evazionit fiskal dhe punës në të zezë, e cila do të formalizohet në nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes administratave fiskale respektive brenda muajit shkurt.

“Me Ministren e Financave pamë të nevojshme krijimin e një kuadri të bashkëpunimi brenda asaj që quhet marrëveshje kuadër bashkëpunimi, në mënyrë që grupet tona teknike të bashkërendojnë në mënyrë permanente në fushën e politikave fiskale, por edhe të administrimit fiskal. Jemi duke bashkërenduar veprimtaritë tona të këmbimit të eksperiencave në aspekt të luftës kundër informalitetit dhe të nxitjes në mënyrë të vullnetshme të pagimit të taksapaguesve”, tha Denaj.

Gjatë takimit të zhvilluar me Ministrin Bekteshi, diskutimet u përqendruan në politikat zhvilluese ekonomike, sidomos ato të zonave të lira ekonomike, ku Maqedonia e Veriut ka një eksperiencë të mirë, por edhe mbi mundësinë e krijimit të lehtësive mes bizneseve të dy vendeve. Gjithashtu, u diskutua për përfundimin e negociatave për pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë, duke synuar krijimin e një “one stop shop” për të gjithë shërbimet.

Lexo edhe :  Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

“Besoj që jemi drejt finalizimit të kësaj marrëveshjeve dhe jemi të sigurt se brenda disa javëve do të dalim me një kuadër të firmosur, edhe në raport me pikën doganore të Qafë Thanës, për ta parë si një pikë ku shërbimi të jetënë një format “one stop shop”, ku kryhet një procedurë doganore dhe ku procesi i kalimit të mallrave të jetë më i shpejtë dhe pa burokraci, ku edhe pjesa e dokumenteve të jetë më e thjeshtuar dhe të njohim dokumentet respektive të vendeve, kur vjen çështja e kalimit të mallrave në pikat e kalimit doganor”, u shpreh Ministrja.

– Aktualisht ka filluar implementimi i projektit të rëndësishëm me Bankën Botërore “Ëestern Balkans Trade and Transport Facilitation Project”, ku një komponent i rëndësishëm, me një fond prej 2,000,000 USD, do të konsistojë në përmirësimin infrastrukturor, shkëmbimin elektronik të të dhenave, duke siguruar lehtësimin e tregtisë mes vendeve tona që pa dyshim do të nxisë rritjen e bashkëpunimit tregtar.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar të ndjekin rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, me mbështetjen dhe inkurajimin e vendeve partnere dhe Komisionit Evropian. Në këtë aspekt, shkëmbimi i eksperiencave në fushën e përafrimit të legjislacionit europian ishte një tjetër pikë diskutimi gjatë takimve të zhvilluar nga Ministrja Denaj me homologët e Maqedonisë së Veriut.

Të fundit

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë”/ Demokratët përplasen me policinë në Theth

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për...

Lajme të tjera

Web TV