Përmbytjet në Europë/ Mbi 180 viktima, Gjermania nis pastrimin (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku numri i tyre ka shkuar mbi 180, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Deri më tani vetëm Gjermania ka raportuar për 156 viktima ku 4 prej tyre janë zjarrfikës, ndërsa në Belgjikë janë shënuar rreth 24 viktima.

Po ashtu reshje të dendura shiu kanë përfshirë edhe Zvicrën, Luksemburgun e Holandën, ku kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare në një provincë jugore.

Ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe reshjet e shiut kanë pushuar, Gjermania së bashku me forcat ushtarake ka filluar pastrimin e lagjeve në mënyrë që të normalizohet situata. Siç shikohet edhe nga pamjet rrugët e qytetve janë të mbushura me baltë.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar motin ekstrem në ndryshimin e klimës, ndërsa ekspertët thonë se bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga epoka industriale.

 

 

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV