“Keqmenaxhimi i financave nga qeveria shkaktoi dëmin 2,9 miliardë euro”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm për dy vjet, puna abuzime e menaxhimit të financave i ka kushtuar vendit tonë një dëm prej afro 3 milion Euro. Të dhënat janë bërë publike ditën e sotme nga kreu i KLSH-së i cili ka treguar se në cilët sektorë ka çaluar shteti me të gjithë hallkat e vet. Ai është ndaluar konkretisht tek keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderët dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore. Ky keqmenaxhim i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 645 miliardë lekësh përgjatë dy viteve 2018-2019.

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj në një intervistë për mediet bën me dije se në sektorin publik dëmi total për dy vitet e fundit arrin në shumën 363 miliardë lekë. Madje ai i ndan edhe me zëra konkret: “Në total, për këtë periudhë të 2 viteve të fundit janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 363 miliardë lekë ose afërsisht 2,9 miliardë euro:

-Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 51.4 miliardë lekë;

-Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 311.6 miliardë lekë, nga të cilat mbi 60% në fushën e të ardhurave dhe pjesa e tjetër në atë të shpenzimeve”

Abuzimet në fushën e shitjes

Ndërsa në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit i kalon 280 miliardë lekë, tha Leskaj. Ai e vë theksin në faktin se korrupsioni në radhët e administratës është rritur duke cenuar drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Ashtu siç vëren dhe ‘Transparency International”, në raportin e tij, një nga shkaqet e rritjes së korrupsionit në vend, është dhe ngërçi politik. Gjithashtu ai evidenton edhe vonesën e krijimit të strukturave të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe BKH, si dhe pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të inkriminuar në praktika mashtruese dhe korruptive.

Lexo edhe :  Rama për zgjedhjet e 11 Majit: Ishin vullnet 100 përqind i popullit shqiptar!

“Veç sa më sipër, gjykoj se te përkeqësimi i indeksit të korrupsionit kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, të perceptuar në rritje nga qytetarët, si përqendrimi i pushtetit dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies; krijimi i barrierave oligopolistike në ekonomi; ngathtësia dhe paaftësia burokratike; niveli i lartë i papunësisë dhe përpjekje fiktive për ta zvogëluar atë nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës; niveli i përgjithshëm i çmimeve i krahasueshëm me vendet e zhvilluara evropiane, ndërsa niveli i pagave i krahasueshëm me vendet e pazhvilluara aziatike; potenciali ende i papërmbushur i shoqërisë civile etj”- theksoi Bujar Leskaj. Sipas tij, edhe pse në mënyrë të vazhdueshme ndërkombëtarët kanë theksuar nevojën për më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit, reagimi i institucioneve ka qenë sipërfaqësor. n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale,...

Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ktheu përgjigje Partisë Demokratike për kërkesën e saj në lidhje me votat e diasporës, më konkretisht zarfet...

Disfata në zgjedhje, Maliqi thirrje opozitës: Koha për reflektim

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e...

Çmimet marramendëse të finales së Championsit, një biletë shkon deri në 32 mijë euro

Nga finalja e Ligës së Kampioneve midis PSG-së dhe Interit na ndajnë 9 ditë dhe ethet e biletave janë duke u rritur mes tifozëve të zikaltërve. “Allianz...

Ekzekutimi ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja drejt zbardhjes? Shpallen në kërkim dy persona

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka shpallur ne kërkim dy persona në lidhje me atentatin ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja, krim i ndodhur...

Lajme të tjera

Web TV