Sekuestrohen rreth 500 mijë euro në Muriqan, 56-vjeçari arrestohet në flagrancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Muriqani”, duke sekuestruar 494.785 euro, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Njoftimi i policis:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Muriqanit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Muriqani”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi R. R., 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në mjet, 494.785 euro, të cilat shtetasi R. R. nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Të fundit

Ngërç i (pa) zgjidhshëm? ‘Belerizimi’ i marrëdhënieve greko-shqiptare dhe pasojat

Nga Elona Elezi  Prillin e këtij viti, kohë kur debati për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri...

Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave, ja kategoritë që përfitojnë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dje planin e Motivimit të Administratës Publike, që përfshin rritjen e pagave për vitin 2024, fleksibilitetin e orarit në...

‘U prek shteti’/ Saimir Vishaj dënon dhunën ndaj avokat Sokol Mëngjesi

Kreu i Avokatëve Penalist, Saimir Vishaj mbajti një prononcim për mediat pranë ambienteve të SPAK, lidhur me dhunën e ushtruar ditën e djeshme ndaj...

Shpërndahet parlamenti britanik, fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Parlamenti i Britanisë është shpërbërë zyrtarisht përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 korrikut, në të cilat Partia Laburiste e Keir Starmer thuhet se është...

Berisha dhe shtatë “xhuxhat” elektoralë

Eduard Zaloshnja Në sondazhin e fundit që zhvillova për Report TV këtë sezon, grafiku i fundit vlente sa një mijë fjalë! Ai tregonte se pothuaj...

Lajme të tjera

Web TV