Brenda bibliotekës më të mrekullueshme në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biblioteka Clementium është shpallur biblioteka më e bukur në botë nga vizitorët, në sitin ‘Bored Panda’.

Themeluar në vitin 1232, Clementium në Pragë është më i madhi dhe një nga ndërtesat më të rëndësishme në ‘Qytetin e Vjetër’. Ajo zë më shumë se dy hektarë sipërfaqe dhe ndodhet në afërsi të urës së Charles.

Clementium krenohet me një evolucion të pasur arkitekturor dhe përveç kësaj që prej Mesjetës, shumë astronomë evropian, shkencëtarë, muzikantë dhe filozofë kanë studiuar dhe punuar atje.

Deri në vitin 2009, kjo ndërtesë ishte Biblioteka Kombëtare, Universitare, Teknike e qytetit, por sot ajo është vetëm Biblioteka Kombëtare e Republikës Çeke.

Biblioteka është një shembull i shkëlqyeshëm i arkitekturës baroke dhe nuk ka ndryshuar qysh prej kur u hap në vitin 1722.

Muret dhe çatia janë zbukuruar me afreske nga Joseph Deibel, duke kombinuar artin me shkencën.

Piktura në kub paraqet Tempullin e Urtësisë, në muret gjen portrete të njerëzve të rëndësishëm të Shoqërisë Jezuite dhe në qendër të sallës mbizotërojnë globet e mëdhenj.

Sot rreth 20.000 libra mund të gjenden në Bibliotekën Clementium dhe kryesisht datojnë nga shekulli i 16-të./Fjala.al

Të fundit

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë...

Toka e klubit Partizani çon ish-presidentin në gjykatë/ Malltezi do e padisë për shpifje

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë...

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Lajme të tjera

Web TV