‘Skandali’ në Rinas/Gruaja që do largohej është nëna e 3 djemve të vrarë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka pezulluar nga detyra punonjësen e Policisë, Matilda Bilali, gruan e ish-policit të vrarë më 30 janar 2019, në zonën e Selitës, Arben Bilalit. Ajo bashkë me tre kolegë të sajë kanë tentuar t`i japin ndihmë nënës së djalit të vrarë, pra vjehrrës së vet që të kalojë nga Rinasi drejt Anglisë  se duhej të shkonte tek fëmija i saj. Policia i dha të dhënat ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi zyrtar por pa përcaktuar në fakt se për kë shtetase bëhet fjalë.

Referuar të dhënave konfidenciale mësohet se bashkë me gruan e policit të vrarë u pezulluan edhe Liri Sinakoli, Aranit Dibra dhe Arta Mamani. Që të katërt pretendohet se janë bërë shkak për këtë shkelje që ka të bëjë me nënë e Arben Bilalit, djalit që u vra në një atentat në mes të Tiranës një vit më parë. Sipas të dhënave gruaja ka patur një dokument të falsifikuar me të cilin është tentuar edhe kalimi drejt Britanisë. Historia e familjes Bilali në fakt është një nga ato historitë e krimit ku familjet e viktimave gjithnjë jetojnë nën terrorin e vrasësve dhe kur në fakt asnjëherë nuk marrin mbrojtjen e duhur nga asnjë mekanizëm shtetëror.

Atentati ndaj Arben Bilalit.

Arben Bilali, 50 vjeç, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij kur u qëllua me mbi 15 plumba breshëri nga një makinë Benz. Në harkun kohor të 20 viteve, Arben Bilali, është djali i tretë i familjes Bilali që vritej ku më herët ishin vrarë edhe dy vëllezërit e tjerë Bujari dhe Leonardi. Shkak për vrasjen u tha se dyshohej hasmëria me Xhabaftët. Por policia as prokuroria asnjëherë nuk shkuan përtej këtij dyshimi. Ata pyetën familjarët e mbetur të viktimës për ndonjë konflikt apo sherr të kohëve të fundit të Arbenit por më pas askush nuk u kujtua më të vijonte hetimet pos një arrestimi, që rezultoi dështim për policinë, pasi ai shumë shpejt gjeti lirinë.

Lexo edhe :  Ngjarje e rëndë në Shkodër, qëllohet me thikë këngëtari i njohur

Pas vrasjes në pranga u vu Gjergj Cukali, djali i sapoçliruar nga burgu, i cili njihet për lidhjet e forta me Emiljano Shullazin. Por me anë të një vendimi të gjykatës së Apelit, ai doli i lirë, disa muaj pas arrestimit. Cukali u prangos me bujë në majin e 2019-s, nga Forcat ‘Shqiponja’ në rrugën ‘Myslym Shyri’, pasi dyshohej si njeriu që ekzekutoi Bilalin. Ishte ADN ajo që çoi grupin hetimor drejt Cukalit, pasi pështyma që u gjet brenda në makinën e vrasësve të ish-policit, përkonte me mostra të vjetra pështyme që i janë arrestuar këtij personi kur është arrestuar disa vite më parë. Ishte kjo procedurë, që bëri që Gjykata e Apelit ta quante të paligjshëm procedurën e marrjes së ADN, dhe për rrjedhojë edhe lirimin e Cukalit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti," ka njoftuar Donald Trump...

Varësia nga duhani, propozohet ulja e nivelit të nikotinës në cigare në SHBA

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës. Megjithatë, ky synim,...

Rrëzohet avioni stërvitor në Iran, tre persona humbën jetën

Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm,...

Veliaj:Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë për fitoren e PS-së dhe Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit...

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri/ Avokati: Kanë bërë masakra në vendin tonë!

‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptarët emigruan në Greqi dhe e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami. I ftuar mbrëmjen e...

Lajme të tjera

Web TV