Meta në Senatin Amerikan, Johnson: I angazhuar për rritjen e vëmendjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Ilir Meta, u prit në takim në Senatin Amerikan, nga Senatori Republikan z.Ron Johnson, Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën.

Gjatë takimit, Meta theksoi se “SHBA janë partneri strategjik, i pazëvendësueshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor”.

Duke u ndalur në çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Presidenti shqiptar u shpreh se “marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues”.

Gjithashtu, Meta theksoi se “Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë”.

Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Johnson për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis Shqipërisë dhe SHBA, që do të sillte lehtësira në fushën e tregtisë dhe investimeve.

Nga ana e Tij, Senatori Johnson shprehu angazhimin për të kontribuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Të fundit

Sulmet në Gaza, autoriteti shëndetësor raporton për 61 të vrarë

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar vdekjen e 61 personave dhe kanë plagosur më shumë se 280...

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Organizimi dhe zhvillimi i provimeve...

Rama merr pjesë në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025,...

10 mënyra për ta mbajtur mendjen tuaj të shëndetshme në 2025

Jeta moderne mund të çojë në konsumim, stres dhe një ndjenjë të mbingarkesës. Puna, jeta jonë e dashurisë, familja dhe jeta shoqërore kërkojnë kaq...

Kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa del nga SPAK, ja çështja për të cilën u pyet

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK. Kryebashkiakja u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK...

Lajme të tjera

Web TV