Skenarë me struktura të gatshme e antikushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Gjykata Penale në Shkup dënoi me gjashtë vjet e gjysmë burg ish-Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit të vitit 2017. Po kështu u dënuan edhe Mile Janakievski, ish-ministër i Transportit dhe Spiro Ristovski, ish ministër i Arsimit në qeverinë e Nikolla Gruevskit si dhe ish-drejtori i Shërbimit Sekret, Vladimir Atanasovski. Gjyqi që është ndjekur me interesim si nga opinion vendas ashtu dhe nga ndërkombëtarët, lidhej me aktet e dhunshme të VMRO-DPMNE kur ndërsa Gruevski kish humbur maxhorancën në zgjedhje dhe në parlament po zgjidhej Talat Xhaferi si kryetar, organizohet një sulm i dhunshëm ndaj ligjvëneësve. Gjykata i shpalli ata fajtorë për veprën penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, me arësyetimin se si organizatorë, kanë ngritur struktura të posaçme partiake për të kryer sulme ndaj institucioneve. E gjitha kjo pretencë për çka u dënuan ish funksionarët e Maqedonisë së Veriut, duket si një skemë shumë e njohur e metodave të protestave në Shqipëri. Thirrje e kushtrime drejtuar qytetarëve me formulën se “populli duhet të marrë vetë në dorë fatet e tij”, ngritje stukturash që operojnë me plane të caktuara dhe me skenarë goditës, shishe molotovë nëpër turmë dhe nxitje të sulmimit të institucioneve. Ndërkohë politknaët që bëjne thirrje antikushtetuese e nxitje të turmave duke thyer rendin publik, rrinë së largu e nën objektivin e kamerave. Ka patur jo pak ngjarje të rënda në këtë drejtim, por fatkeqësisht mbi to nuk ka patur ndonjë process penal të thelluar. Gjithshka është zgjidhur me marrëveshje politike dhe për çdo dhunim të rendit apo dhe të institucioneve, drejtësia ka mbyllur sytë. Por çafrë duhet të themi nëse këto skema nuk i përkasin të shkuarës të historisë politike, por prezantohen dhe si skënarë të së ardhmes së afërt? Në një dalje të fundit mediatike, z. Tritan Shehu, paraqet një të ardhme të zymtë të panoramës politike.  Ndërsa e quan maxhorancën si një regjim me të cilin duhet të përballen Shehu paralajmëron me “përgatitjen e strukturave për ballafaqimin e shpejtë dhe të fortë që ne duhet të bëjëm në të gjitha institucionet, salat, sheshet për ta përmbysur këtë regjim. Ky regjim përmbyset vetëm me një lëvizje të madhe të popullatës”. E thënë kjo pasi ka vetëm tre muaj që kjo maxhorancë ka fituar në zgjedhje dhe populli ka folur me votë, do të thotë aspak më shumë se thirrje të prishjes së rendit kushtetues.  Ky lloj skenari, me ngritje të strukturave të posaçme dhe gjatë zgjedhjeve, u pa që kishte efekte të dhimbshme në Elbasan, ndaj shtrirja e tij në një shkallë më të gjerë është rrezikshëmri shoqërore. E për këtë drejtësia nuk duhet të mbyllë më sytë.

Të fundit

Historia Vezuvit/ Shpërthimi shkatërrues në 79 pas Krishtit në një rindërtim të ri

Hulumtimet kanë rindërtuar shpërthimin e tmerrshëm 32-orësh të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili çoi në shkatërrimin...

Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

Nga Arben Pandi Cici Sot përcillet për në banesën e tij të fundit Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Sot besimtarët ortodoksë të Shqipërisë,...

Ngrihet Task Forca/ Altin Dumani në krye të “krimeve zgjedhore”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përpiluar një plan të posaçëm masash për të parandaluar dhe hetuar rastet e...

Horoskopi ditor, 30 Janar 2025

Dashi Të enjten mund të ndiheni veçanërisht të paduruar. Jeni mësuar të merrni vendime të shpejta dhe të filloni aventura të reja, por të enjten...

Lajme të tjera

Web TV